Pediatria e Spitalit Rajonal të Vlores po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve, situatë e lidhur me temperaturat e larta te veres dhe shtimin e turisteve në qytet.
Shefja e pediatris, Rina Llanaj, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe kryhen dhjetëra kontrolle çdo ditë.
“Gjate ketij muaji në pediatri jane regjistruar rreth 70-80 vizita në ditë dhe 35 shtrime. Rastet më të shpeshta lidhen me virozat sezonale, problemet respiratore, alergjitë dhe pickimet nga insektet te fëmijet.
Sipas mjekes, mes pacientëve gjenden edhe shumë fëmijë nga qytete të tjera, si dhe turistë që po pushojnë nё Vlorë. Ata kërkojnë ndihmë mjekësore për simptoma të ndryshme, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell.
Bluzat e bardha rekomandojnë që fëmijet të mos qëndrojnë në diell gjatë orëve të pikut.
Prindërit duhet të drejtohen menjëherë për ndihmë mjekësore nëse të vegjlit kanë temperaturë të lartë, vështiresi në frymëmarrje ose shenja të tjera shqetësuese.






















