Bora Zemani në pritje të ëmbël: Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete

13
Sigal

Bora Zemani dhe Donald Veshaj mund të bëhen prindër së shpejti. Të paktën, këtë ide na dhanë përmes videos të publikuar në “Cherry on Top”, emisioni që moderohet nga Bora.

“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë Bora në nisje, ndërsa prek barkun, pak të rrumbullakosur. Në një fragment tjetër të videos Donaldi i puth dorën, të dy të emocionuar.

Për më shumë detaje, presim ditën e premte në orën 21:00 në emision. Bora është nëna e një djali, Arborit. Sa i përket lajmit të madh, do e marrim vesh vetëm të premten.