I përlotur, Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara: “Do të jetë gjithnjë nëna e fëmijëve të mi”

12
Sigal

Fedez ka dhënë intervistën e shumëpritur në “Belve” përballë Francesca Fagnani, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Chiara Ferragni dhe arsyet e ndarjes. Ai tregoi se prej 3 vitesh kanë pasur vështirësi në marrëdhënien e tyre:

“Kanë qenë tre vite shumë të vështira dhe për fat të keq, nuk ia dolëm. Deri më sot, ligjërisht ajo është ende gruaja ime, por vetëm ligjërisht”.

Sa i përket zërave për tradhti, reperi tha me ironi: “Tradhti? Kjo më bën për të qeshur. Derisa u martova isha homoseksual. Martesa me Chiara-n ishte e stisur. Tani që u ndamë, unë po merrem me vajza të tjera? Unë s’jam gay, nuk kam pasur asnjëherë eksperienca homoseksuale”, saktësoi ai.

I përlotur, Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara: “Do

Ai foli edhe për vendimin për të mos postuar fytyrat e fëmijëve: “Nuk ka paralajmërime. I kërkova Chiara-s të mos publikonte fytyrat e fëmijëve, pasi nuk janë më pjesë e narrativës në Instagram-in tim dhe tani gjërat kanë ndryshuar. Në një kohë kur ka një vëmendje kaq të sëmurë karshi nesh, nuk mund të rrezikoj fëmijët e mi. Shumë mendojnë se unë jam një baba i tmerrshëm, por unë e cilësoj veten si një baba të mirë”, u shpreh Fedez.

Reperi italian reagoi edhe ndaj komenteve se Chiara i qëndroi pranë ndërsa ai ishte i sëmurë dhe në momentin kur ajo u përball me skandalin mediatik, ai u largua prej saj:

“Ajo ishte pranë meje dhe unë jo? Nëse është një konkurs se kush është më bujar, them se gruaja ime ishte më bujare se unë. Por duhet thënë se unë kisha kancer dhe bashkëshortja ime është nën hetim për mashtrim. Pse të vendosim dy gjëra në të njëjtin nivel që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën? Unë e zbulova çështjen “Balocco” kur doli. Është e qartë se nuk e kam marrë vetë fillimisht. Unë kam një fondacion dhe mund të them me siguri që është kontrolluar nga koka te këmbët. Unë gjithmonë kam bërë punë bamirësie në një mënyrë të caktuar dhe më rezulton se kur bëj punë bamirësie humbas para. Me “LoveMi” kam humbur 1 milion e 200 mijë euro”, u shpreh ai.

Më tej, vijoi:

“Kur zbuloj se kjo çështje është trajtuar në këtë mënyrë, pyes veten se si është e mundur. Unë u përpoqa të kuptoja. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them diçka për Chiara-n. Gjithmonë kam dashur ta mbroj atë. Gjëja që më bëri të ndihem keq, e cila nuk është arsyeja pse u ndamë, është se ti je brenda (çështjes), duhet të përgjigjesh për diçka që nuk e ke bërë dhe nuk mund të mbrosh as veten”.

I përlotur, Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara: “Do

Ai pranoi se Chiara bëri një gabim: “Chiara bëri një gabim dhe nuk po e them këtë në terma juridikë, mund të ishte menaxhuar më mirë” dhe iu referua edhe menaxheri të saj, duke thënë se: “Më vjen keq sepse vendosi të marrë të gjithë përgjegjësinë kur mundej dhe duhej të shpjegonte se përgjegjësitë (nëse ka) nuk janë vetëm të sajat, po të menaxherëve”

“Unë çova në ferr ca njerëz që ishin pranë gruas sime dhe u larguan pas skandalit të Pandoro-s dhe tani që ujërat janë qetësuar, me siguri do të rikthehen. Unë nuk do e vendos veten në mesin e këtyre njerëzve”, u shpreh ai, duke shtuar se:

“Chiara do të jetë gjithnjë nëna e fëmijëve të mi dhe gruaja më e rëndësishme në jetën time. Shpresoj që klima të qetësohet, për të mirën e fëmijëve tanë”.

Ferragni dhe Fedez janë martuar para disa vitesh. Ata u njohën në vitin 2016 dhe më kurorëzuan dashurinë më 1 shtator në 2018 në Siçili, në një ceremoni me familjarë dhe miq. Reperi dhe influencuesja janë prindër të Leone dhe Vittoria.