93 vite histori e notit shqiptar, Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Historia na motivon për sukseset

19

SPECIALE/ 93 vite në sportin e notit shqiptar, historia dhe emrat që e shkruan dhe po e “shkruajnë” në ujë.

Sigal

Si anjëherë në historinë e këtij sporti, Presidenti aktual i FSHN-së, Agim Çiraku, synimin kryesor ka patur masivitetin, cilësinë dhe organizimin model të çdo veprimtarie kombëtare të notit në Shqipëri. “Natyrisht që ndjehem i plotësuar si President i FSHN (Federata Shqiptare e Notit). Është hera e tretë që unë jam zgjedhur në këtë detyrë dhe në këto 12 vite janë arritur rezultate të mira, kryesisht në dy drejtime: në cilësinë e garave dhe në administrimin e aktiviteteve. Ne si federatë kemi qënë vlerësues të historisë së Notit shqiptar dhe i kemi kujtuar me respekt të gjithë notarët, trajnerët e drejtuesit e tyre. Historia na motivon për skuksese”. Kujtojmë se Presidentët e FSHN-së ndër vite kanë qenë: Rexhep Reçi, Petrit Guma, Kurt Ikonomi, Skënder Muça, Hasan Hafizi, Lirim Fezollari, Bledi Habiti, Artan Dulaku, Ahmet Muça, Feim Alliu dhe Agim Çiraku.

“Gjimnastika e mushkërive” – nga starti te aktualiteti

Noti shqiptar ka nxjerrë shumë e emra të mëdhenj në një histori zyrtare 93-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931. Por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920

Gjatë periudhës 13 vjeçare që FSHN-në e drejton si President Agim Çiraku, në garat në pishinën 25m, dhe në garat në pishinën 50m, janë thyer rreth 300 rekorde kombëtare, ndërsa është rritur pjesëmarrja e ekipeve dhe e notarëve garues


Nga Agron Kaja

Periudha 1931-1944

Noti shqiptar ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj në një histori zyrtare 93-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1933 në Durrës. Por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë. Kampionati i parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në stilin e lirë dhe i fituar nga Sportklub Teuta, e cila i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës (emrin e tij mban edhe pishina 50m në Durrës), fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës. Klubet pjesëmarrëse: Sportklub Teuta, Sportklub Tirana, Sportklub Vlora, “Bashkimi Sportiv Shkodran”, Dragoi Pogradec. Ndër notarët e parë të viteve 1931-1938 janë edhe Marjan Skanjeti, Tom Gjiri, Lin Shestani, Jusuf Vrioni, Hysen Minarrolli, Nikolla Jokano, Osman Rexha, Hamdi Muja, Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi, Hamdi Nurja, Ndoc Cuku, Rexhep Berdica, Vlash Marku, Ndoc Filipi, Vogël Nika, etj.

Periudha 1944-1990

Pas çlirimit të vendit noti do vazhdonte të ishte një nga sportet e elitës. Kontributin të madh e të paçmuar ka dhënë Rexhep Rama, si një prej iniciatorëve të shtrirjes e rritjes së notit shqiptar por dhe këmbëngulja e trajnerëve te asaj kohe Koço Afezolli, Petrit Caslli, Thoma Papa, Kristaq Bekerdhelli, Shuaip Memeti, Enver Muriqi, etj. Në klubin Vllaznia me sportistë kampionë dhe rekordmenë. Sportistë të tillë në vite mund të përmenden Tef, Mark, Zef dhe Rrok Shestani, Selami e Zeqir Ibrahimi, Enver Muriqi, Azem Plisi, Nazmi Cirilami, Fatmir Halili, Smajl Mehja, Ethem Avdia, Ilir Ymeri, Sadi Anadolli, Halim Zaganjori, Tonin Radovani, Kol Shiroka, Moisi Shestanin, Besnik Kronin, Emin Lishit, Hysen Haxhisë , Pandi Ruvines, Niko Pemes, Fatmir Zykës, Pavllo Kisit, Rrok Shestanit, Idriz Muços, Kastriot Karamuço, Selami Ibrahimi, Et’hem Avdia, Niko Korani, Shyqyri Gjepali, Ilia Konomi, Minella Konstandini, Ilirian Kreshpës , Jani Hondro “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Dhori Doga, Shkëlqim Canaj, Foto Nikolla, Bashkim Aliraj, Skardilajd Shyti “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Fatmir Zyka, Tomor Bani, Idriz Muço, etj. Për femra spikasin: Kudrete Kozmajt, Anjeza Shestani, Esma Vorfës, Flutura Shkenza, Anila Egerçi, Mimoza Aliaj, Sabahet e Kudret Meshku, R. Voci, Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Në sportin e notit kanë dominuar Durrësi, Vlora e Saranda, por bukuri garave u kanë dhënë edhe Partizani, Tirana, Dinamo, Shkodra, Pogradeci, Lushnja, Studenti e Lezha. Vitet 80-të ishin një shpërthim i cilësisë së notit shqiptar, ai grup notarësh që përmbysi në mënyre spektakolare tabelën e rekordeve për meshkuj dhe femra do t’i kish zili çdo ekip europian. Në këto vite u shfaqën talente në notin shqiptar si Skardilajd Shyti, Shpëtim Kote, Neli Aloci, Natasha Sami, Tomor Dano, S.Mema, Shpëtim Bejko, H.Bregu, J.Murati, P. Guma, Ll. Mece, F.Murati, E.Xhindi, E.Mema, A. Mustafaraj, A.Levani, V.Beja, G.Bleta, F.Shehu etj që do të ishin në majën e cilësisë sportive në çfarë do vendi të ndodheshin.

Periudha 1990-2024

Në vitet e demokracisë, me krijimin edhe të shoqatave dhe klubeve private të notit, disa nga emrat më të njohur të sportit të notit janë Luan Rexha, Emin Lishi, Emin Vaso, Myrteza Didati, Frank Leskaj, David Alliu, Malbor Oshafi, Klajd Vrahoriti, Sidni Hoxha, Jon Pepaj, Mario Sulkja, Edvin Angjeli, Franc Aleksi, Endri Babi, Igert Masha, Jurgen Fici, Egzon Braho, Donaldo Dervishi, Klavio Meçaj, Ervin Zekthi, Eduard Cane, Endi Këlliçi, etj., dhe për femra Tiziana Jakova, Rovena Marku, Noel Borshi, Anxhela Kashari, Patricia Çani, Sara Abdullahu, Rashel Demko, Suila Kosova, etj. Shqipëria është përfaqësuar në Lojërat Olimpike me disa notarë, pavarësisht se ata kanë shkuar atje me ftesa: në “Barcelona 1992” mori pjesë Frank Leskaj, në “Athinë 2004” morën pjesë Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, në “Pekin 2008” morën pjesë Sidni Hoxha dhe Rovena Marku, ndërsa në “Londër 2008”, Sidni Hoxha dhe Noel Borshi. Pjesëmarrja e fundit ndërkombëtare është ajo e Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013”, ku Shqipëria u përfaqësua Noel Borshin dhe Anxhela Kasharin. Ndërkohë, pas zgjedhjes në krye të FSHN-së të zotit Agim Çiraku, ky sport gjeti një hapësirë më të madhe komunikimi, organizimi dhe të zhvillimit të eventeve. Duhet kujtuar në këto radhë historike se gjatë kësaj periudhe, si në garat dimërore në pishinën 25m, ashtu edhe në ato verore në pishinën 50m, janë thyer rreth 300 rekorde kombëtare, ndërsa është rritur pjesëmarrja e ekipeve dhe e notarëve garues. Emrat e notarëve janë të shumtë, rekordmenë e kampionë, të cilët e kanë ngritur historinë e sportit të notit në nivelin e aktualitetit ndërkombëtar.

 

Pas zgjedhjes në krye të FSHN-së të zotit Agim Çiraku, ky sport gjeti hapësirë më të madhe komunikimi, organizmi dhe të zhvillimit të eventeve. Duhet kujtuar në këto radhë historike se gjatë kësaj periudhe, si në garat dimërore në pishinën 25m, ashtu edhe në ato verore në pishinën 50m, janë thyer rreth 300 rekorde kombëtare.

GARA E PARE

Kjo garë është zhvilluar në vitin 1929 në qytetin e Durrësit, e cila mbetet si e para zyrtare. Skuadrat e para ishin ajo “Djelmërisë durrsake“ me atë të “Dokerëve“

KAMPIONATI I PARE

Kampionati i parë u zhvillua në qytetin e Durrësit në muajin gusht të vitit 1933. Për të tre vendet e para u dhanë diploma, dhe medalja “Vermeil” për vendin e parë