INTERVISTA/ Presidenti Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor, Rauf Dimraj, tregon veprimtaritë dhe bashkëpunimin me Bashkinë Tiranë
POLITIKAT E FEDERATËS SHQIPTARE TË SPORTIT SHKOLLOR
*Udhëzime për të gjitha shkollat, për evente sportive pa mbeturina (ËithoutËaste), në Shqipëri e në rajonin e Ballkanit.
*Udhëzime për evente sportive bazë dhe për organizime të ndryshme nga Federata Shqiptare e Sportit Shkollor në Shqipëri.
*Mësime për riciklimin dhe rekomandimet e politikave për evente bazë të qëndrueshme dhe pa mbeturina në rajonin e Ballkanit.
*Transmetimi i praktikave të testuara më të mira në Europë, për të zhvilluar qytete dhe evente sportive pa mbeturina.
Agron KAJA
Mund të them se qëllimi është që të zhvillojmë në Shqipëri praktikat e aktivitetit, të testuara ndërkombëtarisht duke organizuar evente sportive pa mbeturina, aktivitete sportive që shërbejnë pastërtisë së qyteteve
Kur është krijuar, dhe si funksionon Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH)?
Federata është krijuar në vitin 2016 dhe që nga ai vit e deri më sot ka qënë promotore dhe organizatore e për aktivitetin fiziko-lëvizor të sistemit shkollor parauniversitar, për moshat nga 3 e deri në 18 vjeç.
Cili është projekti më i afërt që FSHSSH-ja ka realizuar në këtë periudhë?
Projekti më i afërt quhet Sport Ëithout Ëaste, që është një partneritet shumë disiplinor. Kjo veprimtari ishte në bashkëpunim dhe i fokusuar në gjashtë vënde të Ballkanit, e cila drejtohet me dinjitet nga BG BE ACTIVE.
Qëllimi kryesor i kësaj federate në këto veprimtari, cili ka qënë?
Mund të them se qëllimi është që të zhvillojmë në Shqipëri praktikat e aktivitetit, të testuara ndërkombëtarisht duke organizuar evente sportive pa mbeturina, aktivitete sportive që shërbejnë pastërtisë së qyteteve.
Po veprimtaritë që ju si federatë keni organizuar, si ka qënë pjesëmarrja dhe si i keni titulluar?
Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH) ka organizuar disa evente sportive, si “Dita pa ashensor”, “Dita Evropiane e Sportit Shkollor”, “Java Europiane e Sportit Shkollor”, e të tjera si këto, por me një pjesëmarrje të lartë.
Në cilat qytete në Shqipëri jeni përqëndruar më shumë në këto veprimtari?
Janë disa, por kryesisht në Tiranë, Vlorë, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Vaun i Dejës, Durrës e Lushnje. Interesimi i madh ka sjellë edhe pjesëmarrje të lartë në këto qytete, dhe për ne si federatë është vlerësim dhe nxitje për vazhdimësinë tonë.
Në edukimin dhe kualifikimin e edukatorëve dhe të edukatorëve, ku përqëndrohet puna juaj?
Kualifikimi konsiston në zhvillimin e aftësive teorike dhe praktike të të gjithë pjesëmarrësve, për të organizuar evente sportive me zero mbeturina, por edhe për të ndërgjegjshmërinë e rinisë shkollore dhe të qytetarëve për sport pa mbeturina.
Në këto veprimtari ju keni patur bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, sa ka vlejtur bashkëpunimi në qëllimin e eventeve?
Me Bashkinë e Tiranës, bashkëpunimi ynë ka qënë i afërt në të gjitha veprimtaritë që federata jonë ka organizuar në Tiranë. Kemi organizuar lojra stëvitore e argëtuese, teorikisht dhe praktikisht. Këto i kemi zhvilluar edhe në disa shkolla në Shqipëri, me njohuritë dhe me praktikat më të mira europiane.
Dhe, gjithë ky organizim besoj se e ka edhe një fokus, cili është?
Të transferojmë praktikat evropiane të testuara si më të mirat, për të zhvilluar evente sportive në çdo qytet, por pa mbeturina. Kësisoj, ky fokus ne na ka sjellë jo vetëm pjesëmarrje, por edhe efektshmëri, e cila vit pas viti ka ardhur në rritje.
Koordinatorja e Federatës Xheni Dimraj: Punojmë mbi baza shkencore
Mbetet e veçantë në Federatën Shqiptare të Sportit Shkollor aktivizimi dhe përkushtimi që tregon koordinatorja Xheni Dimraj. Për gazetën “Telegraf” ajo
tregoi qëllimin e afërt e afatgjatë që kjo federatë ka në punën e saj. “Federata jonë stimulon praktikën e edukimit fizik dhe eventeve sportive pa mbeturina mbi baza shkencore. Mbi të gjitha, si një çelës për zhvillimin kombëtar të kulturës së qytetërimit, biologjisë molekulare, sistemeve të bioenergjitikës, funksionimit neuro-muskular, neuro endokrine kardiovaskulare, pulmonare e mirëqënies sociale të vëndit”.
Gjergji Muzaka: Sport pa mbeturina mbështetet nga Bashkia
Si ish-drejtues i sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka tregon për gazetën “Telegraf” për bashkëpunimin në disa veprimtari me FSHSSH-në. Ish-drejtori e vlerëson këtë federatë për kontributin në javën europiane të sportit. “Bashkëpunimi ynë si Bashki ka qënë shumë i veçantë, për vetë qëllimin që ka Federata Shqiptare e Sportit Shkollor në vëndin tonë. Kanë qënë disa të tilla, dhe me shumë interes e pjesëmarrje të lartë. Kryesisht nën logon “Zhvillimi i sporteve pa mbeturina”, që në vëndin tonë kjo përvojë jo vetëm se është e para në këtë format, por edhe shumë cilësore në atë që ajo përcjell, Bashkia e Tiranës e ka mbështetur dhe do ta mbështesë. Mesazhi i federatës “Të zhvillojmë sport pa mbeturina”, është shumë aktual dhe ka një shërbim të dyfishtë tek të gjithë grupmoshat ku është e fokusuar”.