Bimët mjekësore që pastrojnë stomakun dhe pankreasin – Si t’i përdorni

Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve.

Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

NOA

Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave.

Sipas te dhënave pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave.

Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë.

Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak.

Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin.

Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është një antioksidant natyral.

Konsumi ditor i tij përmirëson shëndetin e stomakut dhe pankreasit.

Ky çaj përmban një substancë të njohur si EGCG që parandalon formimin dhe shumimin e qelizave tumoriale.

Çajin jeshil e gjeni në supermarkete dhe farmaci.

Gjysëm luge çaj jeshil pluhur ziejeni në një gotë ujë. Pini një gotë në ditë. Personat me tension të ulët duhet të kenë kujdes me sasinë.

Çaji i Jamballit

Çaji i jamballit është i pasur me substanca që mbajnë nën kontroll glukozën në nivel qelizor.

Ato luftojnë inflamacionin dhe shërojnë pankreasin.

Sipas të dhënave ky çaj rekomandohet edhe për rezistencën ndaj insulinës.