E rëndë në Delvinë! Rrufeja bën gjëmën, ‘shfaros’ kopenë me 150 bagëti

Rrufeja ka bërë gjëmën në një tufë bagëtish sot në një mal në Kopaçez në Delvinë.

NOA

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje ku rrufeja ka shfarosur tërësisht kopenë e Arjanit dhe Klement Xhelili, vëllezër.

Nga rrufeja kanë ngelur të vrara rreth 150 kokë bagëti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Jomina në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë. Menjëherë ka shkuar në vend veterineri dhe grupi i punës i ngritur nga bashkia Delvinë.