Shqiptarët të prekur seriozisht nga sëmundja e rëndë, ja kush rrezikon më tepër

600
Demenca, sëmundja që të merr kujtesën, është kthyer në shqetësim jo vetëm për popullsinë shqiptare, por në mbarë vendet e botës.
E njohur si sëmundja e moshës së tretë, demenca ka filluar të prekë edhe moshat më të reja për shkak të stilit të jetesës dhe mënyrës së ushqyerjes.
Personat mbi 60 vjeç, kryesisht ata qe vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni, jane me te rrezikuar per t’u prekur nga humbja e memories, ndërsa gjysma e 80-vjeçareve ne vendin tone vuajnë nga demenca.
Mjeket me te mire te neurologjisë ne Europe te mbledhur ne nje konference ne Tirane tregojnë se per demencen nuk ka medikamente per ta trajtuar. Dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik jane mënyrat per te ndaluar humbjen e kujtesës.
“Tani për tani nuk ka një trajtim që të jetë efektiv për demencën, pra nuk ka një medikament që ta trajtoj tërësisht atë. Por ne si mjek neurolog kemi arritur në përfundimin se mund të bëjmë diçka për parandalimin e saj dhe për këtë rekomandojmë personat të mbajnë një dietë të shëndetshme, 5 ditë të javës të kryejnë aktivitete fizike, të mos pinë duhan dhe të mbajnë nën kontroll hipertensionin.”
Demenca nis me humbjen e pjesshme te kujtesës, vështirësi ne te menduar deri ne mosnjohjen e vetes dhe personave te afërm.
Sigal