Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje në rrjetin social një foto të të gjithë personave që do të drejtojnë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Fotoja e ditës e quan kryeministri qeverinë “Rama2”, pamjet e shkrepur pas mbledhjes së qeverisë të e cila u mbajt në ambientet e godinës së kryeministrisë, nga ku Rama folur për 3 “armiq” (papunësia, cinizmi, korrupsioni) dhe një objektiv parësor për 100 ditët e ardhshme (hapjen e negociatave).
Në rreshtin e parë të fotos duken të gjithë ministrat e kabinetit, teksa në krah të Ramës është zv.kryeministrja Senida Mesi, Ministri për Evroprën dhe Politikën e Jashtme Ditmir Bushati dhe Bardhylka Kospiri, e cila mbetet ende një zv.ministre e qeverisë ashtu si në “Rama1”./