Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi/ Fermerët në vitin e ardhshëm do të përfitojnë naftë pa taksa, do të subvencionojnë 10 miliarda lekë

264
Sigal

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi: Fermerët nga viti i ardhshëm, përfitojnë naftë pa taksa Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, bën me dije se duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi. Ministri Çuçi tha dje se janë planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë, ndërsa shtoi se pritet që kësaj skeme t’i bashkohen rreth 70 mijë fermerë. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi: “Çmimi dhe tregu këtë vit ka qenë shumë i mbarë, përveçse nuk ka mbetur produkt pa u shitur, çmimi është ende i lartë. Ne do të subvencionojmë karburantin për bujqësinë. Kemi planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë dhe do të shohim se si do të funksionojë skema, presim që rreth 70 mijë fermerë t’i bashkohen skemës për të përfituar nga kjo ndihmë që do të japim. Po ashtu theksoj se kemi biseduar edhe me kryetarin e Bashkisë, sepse këtu është e domosdoshme që të ketë një pikë grumbullimi moderne. Besoj dhe mirëpresim propozimet për këtë zonë, në mënyrë që asnjë produkt të mos shkojë dëm.”