Vangjel Tavo: Një mjek si Ministër i Brendshëm do ishte risi për një qeveri pasi vendi duhet shëruar nga sëmundja e korrupsionit, krimit…

269
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo, gjatë intervistës në emisionin ”Koha për t’u zgjuar” është shprehur se një mjek në Ministrinë e Brendshme do të ishte një risi si për qeverinë ashtu dhe për shërimin e vendit nga sëmundja e korrupsionit, krimit dhe bandave kriminale.

Pyetje nga intervista: Në një dalje televizive kohët e fundit një gazetar ju pyeti se në korridoret e politikës përmendeni si Ministri i Brendshëm në qeverinë e re. Një mjek si Ministër i Brendshëm do ishte risi për një qeveri, apo jo?

Vangjel Tavo: Së pari, theksoj se sot nuk është aspak në mendjen time kjo gjë – qëllimi dhe fokusi im është fitorja e 25 prillit.Tani që ju e përmendët se do ishte risi për një mjek të drejtonte Ministrinë e Brendshme, po ta mendojmë thellë, krimi është sëmundje – korrupsioni është sëmundje – bandat janë sëmundje – grupet kriminale janë sëmundje – dhe vendi duhet shëruar sa më parë nga këto sëmundje që e ka shkatërruar vendin prej 30 vitesh.