Një ditë para votimeve/ Basha mbledhje urgjente me strukturat, ja porosia e tij

375

E ndërsa na ndajnë vetëm disa orë nga votimet e njëanshme të së djelës, lideri demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të shtunë mbledhje me kryetarët e Pd në Tiranë e rrethe, në selinë blu.  Fokusi i këtij takmi ishte koordinimimi i punëve që do të kenë strukturat për procesin elektoral, ku do të protestohet për të pamundësuar votimet. Kryetarët e degëve mësohet se kanë marrë porosi të qarta nga lideri demokrat që të manifestojnë në mënyrë paqësore gjatë ditës së djelë. Situata në rrethe u paraqit e tensionuar këtë të shtunë, ku qytetarë e simpantizantë të Partisë Demokratike dolën në tubime më thirrjet “Rama ik” teksa I kujtuan kryeministrit se nuk do të lejojnë zgjedhje moniste dhe rikthimin e diktaturës në Shqipëri.  Të djelën e votimeve, shqiptarët e mbështetur nga opozita do të protestojnë në disa qendra votimi, në Tiranë e më gjerë.