Presidenti Meta për 65-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Linde në Ditën e Flamurit Kombëtar e përjetësisht do të mbetesh në memorien e kombit tonë

281
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Adem Jasharit.

Nderojmë sot në 65-vjetorin e lindjes, Komandantin Legjendar, Adem Jashari!

Linde në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe përjetësisht do të mbetesh në memorien e kombit tonë, Legjendari me flamur. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje! 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e tij në Facebook.