Alves: Messi është shumë më i mirë se CR7

Dani Alves nuk i ndal lëvdatat për Leo Messin, edhe pse ky i fundit nuk arriti të fitojë Kupën e Amerikës me përfaqësuesen e tij.
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, foli për shokun e tij te Barcelona, duke thënë se Messi është shumë më i mirë se portugezi, Cristiano Ronaldo.
“Messi është shumë më mirë se CR7, ai ka më shumë ndikim në lojën e ekipit, ndërsa Cristiano Ronaldo jo. Messi asiston shumë, ai është një gjeni, kurse CR7 është thjesht një lojtar i cili punon shumë me vetën”, tha Alves për ESPN Brasil.
NOA