Përcaktohen kokat e grupeve për shortin e Botërorit ‘Katar 2022’

213
Sigal

horti i Botërorit “Katar 2022” po afron akoma dhe më shumë dhe vazot që mbajnë emrat e skuadrave po zbulohen se si do të ndahen.

Vazo e parë, që mban skuadrat më favorite dhe me renditje më të lartë në FIFA është zbuluar zyrtarisht dhe emrat që do të ndodhen në të janë: Katar (vendi organizator), Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli dhe Spanjë.

Gjithashtu në këtë listë do të ishte dhe Italia nëse do të kualifikohej, por vendin e saj do ta marrë kombëtarja pasardhëse në renditjen e FIFA-s.

Skuadra e tetë do të vendoset nëse Portugalia do t’ia dalë mbanë të kualifikohet përballë të Maqedonisë së Veriut.

Nëse jo, atëherë vendi i saj do të vendoset midis Holandës, Meksikës, SHBA-së dhe Gjermanisë, me “tulipanët” që janë më shumë pretendent.