Moderatorja shqiptare pozon me fund të shkurtër, ‘çmenden’ fansat

598
Sigal

Moderatorja e njohur shqiptare Alesia Bami është një ndër femrat më të pëlqyera dhe më të ndjekura shqiptare.

Ajo herë pas here poston në profilin e saj në “Instagram” fotografi që tërheqin menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa u ka kërkuar fansave që ta ndjekin në “E Diell” në “Top Channel”.

Moderatorja ka zbuluar se si do të jetë e veshur puntatën e kësaj të diele. Ajo shfaqet e veshur me një fund shumë të shkurtër me lule dhe një bluzë të ngushtë.

Poza e saj është pëlqyer menjëherë nga mijëra fansa dhe komentet nuk kanë munguar. “Bombë fare”, është një nga komplimentet që lexohet më shumë në foton e moderatores.