Makina përplas motocikletën, plagoset i moshuari

417
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbëmjen e sotme në qytezën e Belshit.

Një makinë ka përplasur motocikletën, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.

I moshuari është dërguar në spital për kurim. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.