Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në qytetin e Korçës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Ende nuk dihet gjendja e drejtuesit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Fillimisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.





















