Në trenin e viteve gjeta ty
Në lulishten me trëndafila përkëdhela ty
Në ballkonin e ëndrrave putha ty
Në kupën e qiellit u shkriva me ty!
Dallgët e detit i kishim të dy
Flladin e lehtë ta fala ty
Kaltersinë e qiellit në syt’ e tu
Muzgun ne breg si buzët me shkum’!
Botën e kisha në duart e mi
Xhevahire, flori për mua ishe ti
Pirate e zemrës me trupin selvi
E bukur e marrë për dashuri!