Bashkitë nxjerrin në ankand 1550 hektarë  prona shtetërore për oligarkët e fotovoltaikëve

67
Sigal

Ja 42 kompanitë që do marrin në dorëzim pronat e bashkive për ndërtim panele fotovoltaike, ku 100% rezultojnë me risk për mungesë konkurrence. Të dhënat tregojnë se janë mbi 15 milion m2, të dhëna me qira nga njësitë e qeverisjes vendore për ndërtim të centraleve fotovoltaike , përmes 42 procedura prokurimi – dhënie me qira, për të cilat është lidhur kontrata apo është shpallur fituesi, me çmime fikse për klientët dhe oligarkët

Ja 42 kompanitë që do marrin në dorëzim pronat e bashkive për ndërtim panele fotovoltaike, ku  (100%) rezultojnë me risk për mungesë konkurrence “RedFlag”

Të dhënat në openprocurement.al tregojnë se janë 15 558 312 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e dymëbdhjetë) metra katror, të dhëna me qira nga njësitë e qeverisjes vendore për ndërtim të centraleve fotovoltaike, apo mbi 1 550 (një mijë e pesëqind e pesëdhjetë) hektarë sipërfaqe toke.

 

Listë

Bashkia Kolonjë, mbi 4.3 milion metra katrorë

Bashkia Elbasan, 3.29 milion m2 tokë publike

Bashkia Pogradec  409.2 mijë m2 tokë publike

Bashkia Kukës  sipërfaqe 150 mijë m2

Bashkia Librazhd  sipërfaqe totale 19 mijë m2

Vau i Dejës  mbi 1.4 milion m2 pasuri shtetërore

Bashkia Devoll  210 mijë m2  sipërfaqe toke rreth

Bashkia Cërrik, 140 mijë, metra katrorë tokë

 Tepelenë, 77.4 mijë, metra katrorë tokë

Lushnje, 47.49 mijë metra katrorë tokë

 Mat, 25.5 mijë metra katrorë  tokë

 

Kjo përmes 42 procedura prokurimi – dhënie me qira,- për të cilat është lidhur kontrata apo është shpallur fituesi. Të gjitha procedurat e dhënies me qira të pronave të bashkive për ndërtim panele fotovoltaike (100%) rezultojnë me risk për mungesë konkurrence “RedFlag”.

“Kthetrat” e investitorëve strategjik morën 5.8 milionë metër katror tokë në të gjithë vendin, nga të cilat 23 në bregdet, përmes ligjit për Investimet Strategjike të miratuar në 2015. Sipas ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cënuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale. ‘Pjesët më të bukura të bregdetit gllabëruan” me ligjin, që përfundoi në një instrument për të dhënë tokat publike për militantët, të afërmve të ministrave, dhe biznesmenëve shqiptarë, që kanë ndërtuar vila dhe resorte.

Stimulimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, po merr vit pas viti rëndësi të madhe. Në veçanti kur bëhet fjalë për energjinë diellore nëpërmjet centraleve fotovoltaike. Për më tepër që kishte një çmim favorizues të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë i fiksuar në 100 euro/MË.

Tani pas zaptimit të bregdetit, duket se e ka radhën skema me panelet fotovoltaike ku 42 përfitues “strategjik” do marrin në dorë 1550 hektarë pasuri shtetërore për të ndërtuar parqe që do prodhojnë energji, por asnjë nuk kujtohet për fabrika mishi dhe punishte për blegtorinë.

Ankand dhe dhënie me qira të Pasurive Shtetërore në Pronësi të Bashkive për ndërtimin e centraleve Fotovoltaike 2022-2024

 

Open Data Albania ka zbardhur sipërfaqet e dhëna me qira nga Njësitë e Qeverisjes Vendore në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, përmes centraleve fotovoltaike. Në artikull evidentohen sasitë e sipërfaqeve të dhëna nga Bashkitë, vlera e qirasë dhe operatorët ekonomik fitues (ndërtuesit e centraleve fotovoltaike).

Dhëniet me Qira të Pasurive Shtetërore kërkojnë aplikimin e procedurës së konkurrimit publik sipas pikës I/1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave, VKM Nr. 54, datë 05.02.2014, “Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurës e të Mënyrës së Dhënies me Qira, Enfiteozë apo Kontrata të Tjera të Pasurisë Shtetërore”, i ndryshuar.

Të dhënat në openprocurement.al tregojnë që janë 15 558 312 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e dymbëdhjetë) metra katror sipërfaqe toke, të dhëna me qira nga njësitë e qeverisjes vendore për ndërtim të centraleve fotovoltaike, apo mbi 1 550 (një mijë e pesëqind e pesëdhjetë) hektarë. Kjo përmes 42 procedura prokurimi – dhënie me qira, për të cilat është lidhur kontrata apo është shpallur fituesi. Të gjitha procedurat e dhënies me qira të pronave të bashkive për ndërtim panele fotovoltaike (100%) rezultojnë me risk për mungesë konkurrence “RedFlag”.

Interesant është fakti që në 57.1% të procedurave (apo 24 procedura) për dhënie me qira të pronave publike nga njësitë e qeverisjes vendore, në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, oferta fituese e qirasë është e njëjtë me vlerën minimale të përllogaritur dokumentet e shpalljes së procedurës bazuar në VKM Nr. 559, datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore”.

Bashkia Kolonjë, ka shpallur 12 procedura qiraje me sipërfaqe mbi 4.3 milion metra katrorë, për të cilat vetëm janë shpallur fituesit, por nuk janë lidhur ende kontratat. “Kail Energy” shpk rezulton operatori që ka marrë me qira më shumë metra katror pasuri shtetërore në pronësi të Bashkisë Kolonjë. Shoqëria është shpallur fitues për dy procedura me sipërfaqe e para 1 milion m2 me 17.6 milion lekë/vit qira dhe e dyta 697 mijë m2 me qira rreth 12.3 milion lekë/vit.

Bashkia Kolonjë gjithashtu ka një procedurë prokurimi me status’ Shpallur Procedura’, po për funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, me sipërfaqe 37 hektarë.

Tabela : Bashkia Kolonjë

Bashkia Elbasan renditet e treta për nga sipërfaqja e tokës publike të dhënë me qira për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Nëpërmjet 9 procedurave Bashkia ka dhënë me qira 3.29 milion m2 tokë publike, si dhe ka të shpallur 400 qind m2 të tjera sipërfaqe toke për panele fotovoltaike për të cilat nuk është fituar ende fituesi. Qiramarrësit më të mëdhenj të pasurisë shtetërore në zotërim të Bashkisë Elbasan janë “Gjeokonsult & Co” shpk dhe “I T M” shpk secili përfitues për 600 mijë m2 tokë, kundrejt qirasë përkatësisht 8.600.000 lekë/vit dhe 8.600.100 lekë/vit.

Tabela: Bashkia Elbasan

Njësia e Qeverisjes Vendore Vau i Dejës ka dhënë me qira mbi 1.4 milion m2 pasuri shtetërore përmes 10 procedurave prokurimi (5 lidhur kontratat dhe 5 vetëm shpallur fituesit). Larti – shpk është qiramarrësi më i madh, për rreth 507.8 mijë m2 sipërfaqe toke, pasuar nga Green Energy Generation, i cili ka marrë nga Bashkia Vau-Dejës 403 mijë m2 tokë publike kundrejt qirasë 5.762.900 lekë/vit. Në vend të tretë, Fortis Energy and Construction ka përfituar 256.7 mijë metra katror tokë publike përmes tre procedurave, përkatësisht Loti ILoti II dhe Loti IV në Pasurinë Nr. 738, zk 3769, në fshatin Vig.

Bashkia Devoll ka lidhur kontratë qiraje me kompaninë Devolli Sun Poëer për sipërfaqe toke rreth 210 mijë m2 me vlerë qiraje rreth 2.7 milion lekë/vit si dhe ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomik Arna – shpk, ” Vildev – Co ” dhe Dritë, për dy procedura të tjera dhënie me qira, me sipërfaqe përkatëse rreth 265.56 dhe 330.87 metra katrorë. Në total bashkia ka dhënë me qira rreth 806.7 mijë metra katror tokë publike për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Në tetëmbëdhjetë procedurat e tjera (apo 42.9%) të dhënies me qira të pasurive shtetërore, oferta fituese e qirasë është fare pak mbi kufirin minimal të përllogaritur nga autoriteti prokurues. Konkretisht për 18 procedurat, vlera e qirasë është mesatarisht vetëm 1.36% më e lartë se çmimi minimal.

Tabela: Bashkia Devoll 

Të tjera njësi të qeverisjes vendore që kanë dhënë me qira pasuri shtetërore për ndërtim centraleve fotovoltaike janë Bashkia Cërrik, Tepelenë, Lushnje, dhe Mat, secila ka dhënë me qira përmes vetëm një procedurë prokurimi sipërfaqet përkatësisht 140 mijë77.4 mijë47.49 mijë dhe 25.5 mijë metra katrorë.

Gjithashtu Bashkia Pogradec ka gati 409.2 mijë m2 tokë publike për të cilat ka shpallur tre procedura dhënie me qira, Bashkia Kukës një procedurë me sipërfaqe 150 mijë m2 dhe Bashkia Librazhd dy procedura me sipërfaqe totale 19 mijë m2.

Interesant është fakti që në 57.1% të procedurave (apo 24 procedura) për dhënie me qira të pronave publike nga njësitë e qeverisjes vendore, në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, oferta fituese e qirasë është e njëjtë me vlerën minimale të përllogaritur dokumentet e shpalljes së procedurës bazuar në VKM Nr. 559, datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore”.

Në tetëmbëdhjetë procedurat e tjera (apo 42.9%) të dhënies me qira të pasurive shtetërore, oferta fituese e qirasë është fare pak mbi kufirin minimal të përllogaritur nga autoriteti prokurues. Konkretisht për 18 procedurat, vlera e qirasë është mesatarisht vetëm 1.36% më e lartë se çmimi minimal.