Policia e shtetit po sulmon qytetarë në çdo lagje / Njoftimi i LSI Durrës

235
Kryetarja e LSI Durrës ka njoftuar se policia e shtetit po sulmon qytetarë pa dallim nëpër rrugët e lagjeve të qytetit. Ajo u ka bërë thirrje oficerëve të ndershëm dhe profesionistë të Policisë Shtetit që të mos bien pre e misionit keqdashës të drejtuesve të “Rilindjes” .
Ja postimi i plotë :
Policia është sulur nëpër lagjet e Durrësit dhe po dhunon këdo që gjen në rrugë.
Po ndalohen djem e vajza në rrugë pa asnjë motiv.
Ky shtet policor është drejt fundit.
Oficerët e ndershëm dhe profesionistë të Policisë Shtetit të mos bien pre e misionit keqdashës së drejtuesve të “Rilindjes” për të shkaktuar terror.
Frika dhe terrori ekziston vetëm në mendjen e krye-rilindasit i cili i traumatizuar nga largimi i sigurtë po dhunon të rinjtë e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, pasi ata janë frika dhe ndëshkimi i tij më i madh.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
Sigal