Fushë Kruja proteston / Gazetari: Zbardhni krimin! Duam ‘Drejtësi për Klodianin’

301
Sigal

Në ditën e tretë të protestave kundër ekzekutimit të Klodian Rashas nga efektivi i policisë, qytetarët e Fushë Krujës janë ngritur në protestë te sheshi Xhorxh Bush, duke iu bashkuar shumë qyteteve të tjera në të cilat po protestohet njëkohësisht.

Në fjalën e tij para protestuesve, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashas, ku sipas tij, vetëm dorëheqja apo shkarkimi i Lleshaj nuk është mjaftueshëm, por përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.