“S’jemi me Izraelin. Allahu Ekber!”/ Sërish protestë në Tiranë, revoltohet qytetarja: Jam turke! Haram!

191
Sigal

Me thirrjet, “Lironi Palestinën”, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Izraelit

Gjatë tubimit, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit, pasi sipas tyre, nuk po zbatoheshin kufizimet kundër koronavirusit.

Janë shoqëruar në polici disa persona dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek protestuesit e tjerë, të cilët janë shprehur ashpër duke thënë se ky ishte një shtet që po qeveriste në mënyrë të padrejtë duke mbështetur çifutët të cilët po kryejnë masakra ndaj popullit palestinez.

“Këta janë shtet që qeverisin në mënyrë të padrejtë, po përkrahin çifutët për masakrat që po bëhen ndaj popullit palestinez.

Ne kemi ardhur të protestojmë në mënyrë paqësore për ata gra dhe fëmijë që vriten në mënyrë të padrejtë dhe këta nuk na lejnë të protestojmë.

Kam një pyetje, erdhëm me pankarta në duar, a ka përse këta të më arestojnë pa arsye vetëm përse unë protestoj në mbrojtje të Palestinës?”

Pas presioneve të Policisë, protesta është zhvendosur në rrugën e Kavajës, ndërsa qytetarët kanë vijuar me thirrjet: Lironi Palestinën! Allahu Ekber! Para kamerave të mediave që raportuan live momentet e shoqërimit dhe protestën e tyre, qytetarët kanë kërkuar që të dinë publikisht qëndrimin e qeverisë shqiptare, duke kërkuar “llogari” për falenderimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj vendit tonë.

Shtetësja turke: Polici fashiste! Haram!

Një qytetare turke ka folur për mediat gjatë protestës që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” kundër Izraelit. Gjatë protestës, ajo është shprehur e revoltuar ndaj Policisë së Shtetit, duke mos i kursyer edhe “mallkimet”.

“Jam turke unë! Dua të flas turqisht. Turp të keni! Polici fashiste! Haram iu qoftë!,”-shprehet ajo.