Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, Gjykata dënon 18 vite burg Arjan Tasen

19
Sigal

Ish efektivi Arajan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jondada Avdiaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Himarë më 2 gusht të 2022. 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Në atë kohë Arjan Tase mbante detyrën si shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë.

Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.