Platformë e re për zgjedhjen e deputetëve, Rama tregon si do të përzgjidhet lista

45
Sigal

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se në kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 20 korrik do të paraqitet edhe platforma për përzgjedhjen e listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam” dhe mblodhën një numër jo të vogël shprehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes së deputetëve të PS.

Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar. Është mirë që t’i japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS.”, -u shpreh kryeministri Rama.