Vaksina edhe për vendet e varfëra! / OBSH siguron 1 miliard doza

217
Sigal

Rreth një miliard doza të vaksinave potenciale kundër COVID-19, janë siguruar për vendet më të varfra dhe ato të mesme (në zhvillim e sipër) në kuadër të programit të COVAX.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gebreyesus, gjatë një konference për mediat në Gjenevë, ka thënë se në programin e COVAX marrin pjesë 189 vende.

“COVAX paraqet iniciativën globale të OBSH-së për shpërndarje të njëtrajtshme të vaksinave të ardhshme kundër coronavirusit, si për të pasurit ashtu edhe për vendet e varfra”, u shpreh Gebreyesus.