Meta nxit zhvillimin e futbollit: Duhen fusha pa pagesë në të gjithë Shqipërinë

20
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njihet për adhurimin që ka për sportin dhe përgatitjen fizike gjë të cilën e ka treguar edhe nga videot që publikon duke u ushtruar në palestër apo edhe natyrë.

Sot ai ka shpërndarë një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Futbollit.

Meta shprehet se në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërisë ka nevojë për fusha sportive pa pagesë për të rinjtë, në mënyrë që këta të fundit të stërviten dhe të veshin fanellën e Kombëtares.

Kur futbolli të rrëmben edhe pa uniformë! Dita Botërore e Futbollit, na kujton sot nevojën për më shumë fusha sportive pa pagesë, në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, në mënyrë që djemtë por edhe vajzat, të luajnë dhe të stërviten, sidomos ata që e kanë ëndërr të veshin me krenari fanellën e Kombëtares Kuq e Zi! Nuk ka rini pa sport dhe as sport pa rini!”, shprehet Meta.