Dyshohet se fshiu SMS-të që kishte shkëmbyer me efektiven, arrestohet i dashuri i polices 21-vjeçare që vrau veten me armën e shërbimit!

20
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21-vjeçare A. L., pasi kjo e fundit u vetëvra.

I dashuri i saj E. N., 28-vjeç akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij është ngritur pasi djali, ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi ka shkuar në banesën e saj dhe e ka gjetur të pajetë. Ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur, më pas i shkuar në banesë dhe kur ka konstatuar trupin e pajetë ka njoftuar policinë.

I dashuri i polices është arrestuar që mbrëmjen e djeshme si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen e rëndë, pasi dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt disa ditë më parë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, njofton policia.