KESH-i kapet “mat”/ Vijon avazin me abuzimet, shet energji me çmim 2 herë më pak se bursa, humbja mbi 2 mln euro për 1 javë

21
Sigal

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në periudhën 6-12 maj ka shitur një sasi energjie prej 60 mln kwh, ndërkohë që çmimi që KESH ka aplikuar është 54 euro/MWH.Kjo sasi energjie nuk është shitur referuar çmimit në bursë, që pothuajse është dy herë më i lartë se ai që ka aplikuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.Energjia është shitur përmes platformës elektronike www.trading.kesh.al.Nëse do ti bëhet një krahasim çmimit të aplikuar nga KESH me atë që për të njëjtën periudhë ka pasur në bursën hungareze HUPX, diferenca mesatare është 37 euro/MWH.Pra në bursën hungareze çmimi mesatar llogaritet 91 euro, ndërkohë që KESH ka aplikuar çmimin 54 euro/MWH.Nuk dihet se kujt burse apo situate mund t’i jetë referuar KESH për caktimin e çmimit të energjisë, por nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Korporata ka humbur 2.3 mln euro.Me çmimin që ka shitur energjinë, KESH ka arkëtuar 3.2 mln euro, ndërkohë që nëse i referohemi çmimit të bursës ndërkombëtare do të arkëtonte minimalisht 5.5 mln euro.Dhe paradoksi tjetër është fakti se ndërsa KESH shet energjinë, vijon përgatitjet për kolaudimin dhe vënien në punë të dy anijeve që duhet të prodhonin energji.Dhe për dy anijet e emërtuara “Tigri1” dhe “Tigri3” kontrata parashikon që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe nëse dy anijet nuk do të vihen asnjë ditë në punë.Nuk janë pak, por 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë Eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022.Ndërkohë 257 milionë euro tendera janë dhënë vetëm për një apo dy kompani në garë, ku jo rastësisht njëra prej tyre gjithmonë përjashtohet nga tenderi, duke i hapur rrugën konkurruesit tjetër që mbetet i vetëm për oferta që fitohen zakonisht në 99% të vlerës së fondit limit.BW