Buxhuku: Ligji për importin e plehrave kthenë vendin në kosh

59

Ligji për importin e mbetjeve do kthejë Shqipërinë në kosh mbetjesh

Buxhuku: Ata të inceneratorit, kthehen pa iu skuqur faqja 15 vjet mbrapa

Sigal

Biznesi i ekomafias mbështetet në dy kolona. Standardet e vende të zhvilluara i detyrojnë industritë të shpenzojnë shumë për të përpunuar mbetjet. Kolona e dytë është fakti që këtu këto standarde janë vetëm në letër dhe jo në praktikë. Pra, bashkimi i këtyre dy hallkave bashkohet me shkeljen e ligjit. Kjo e bën ekomafian. Standardi i përpunimit është kaq i lartë sa shifra e përfituar nga eksporti dhe shkelja e standardeve në vendet pritëse përfundon në xhepat e tyre.

Ndërsa Shqipëria po kthen këtë verë ligjin për importin e mbetjeve në vend, vetë BE ndjek me mjaft shqetësim abuzimet që bëhen me dërgimin e trajtimin e tyre në vendet në zhvillim, duke marrë së fundmi edhe hapa konkretë. Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se kjo nismë e re duhet parë me vëmendje, ndërsa paralelisht duhet shtuar trysnia mbi qeverinë për ngritjen e industrisë ricikluese.

Tema është delikate. Ia vlen të ngremë antenat për këtë çështje? Ne jemi tërësisht të çorganizuar për të kuptuar çfarë do të bëjë Shqipëria me mbetjet? Ne kemi një katrahurë strategjish që edhe pse vulosen, nuk zbatohen. Shqipëria pranoi standardet e BE për sektorin e mbetjeve bazuar në riciklim, qeveria kaloi te djegia. Është një mungesë totale strategjie. Ne duhet të kuptojmë dhe të mos i trajtojmë shabllon.

Nëse flasim për një kategori mbetjesh që nuk ndryshojnë nga lëndët e para të sektorëve të tjerë, këtu ia vlen të diskutohet. Nëse bëjmë trysni ndaj qeverisë, duhet të ngremë një industri ricikluese. Një e tillë në kushtet kur Shqipëria prodhon pak mbetje nuk është fizibël nga ana ekonomike.

Ne kemi fabrika riciklimi, në Durrës është fabrika më e madhe në rajon për kartonin. Por nëse ne do të bëjmë trysni ndaj qeverisë që jo çdo gjë duhet të kalojë në djegie. Shteti duhet të subvencionojë fabrikat në shifra të mëdha që ato të ekzistojnë.” – tha Buxhuku

Sipas Buxhukut, nuk përjashtohet rreziku i kthimit të Shqipërisë në vend importues, nëse mbajmë parasysh skemat si ajo e inceneratorëve.

Deri tani nuk ka rezultuar që nga importet të kemi pasur pasoja. Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria është e përjashtuar. Mua nuk më pëlqen që Shqipëria të karakterizohet si vend ku shkarkohen mbetjet, duke filluar nga ato lëndore. Në Shqipëri është shmangur riciklimi që të shkojmë te incenerimi. Kjo ka bërë që të kemi një ekomafia të markës shqiptare.

Biznesi i ekomafias mbështetet në dy kolona. Standardet e vende të zhvilluara i detyrojnë industritë të shpenzojnë shumë për të përpunuar mbetjet. Kolona e dytë është fakti që këtu këto standarde janë vetëm në letër dhe jo në praktikë. Pra, bashkimi i këtyre dy hallkave bashkohet me shkeljen e ligjit. Kjo e bën ekomafian. Standardi i përpunimit është kaq i lartë sa shifra e përfituar nga eksporti dhe shkelja e standardeve në vendet pritëse përfundon në xhepat e tyre. Është e padiskutueshme që Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për menaxhimin e mbetjeve. Është marrëzi që Shqipëria që promovon turizmin, të mos përpunojë mbetjet. Kjo rrezikon ta kthejë të gjithë këtë histori në faliment. Pra, të gjitha investimet e shtetit dhe privatit shkojnë kot.” – tha eksperti i ekonomisë.

Nismën e re ligjore, Buxhuku e sheh si kthim mbrapa.“Shqipëria është i vetmi vend që dy ministri me interesa të ndryshme i ka bashkuar në një: Ministrinë e Mjedisit me atë të Turizmit. Inceneratorët nisën si aferë. Ai i Elbasanit ishte aq i madh sa duhej që i gjithë Ballkani ta furnizonte me mbetje. Ne ndërtuam tre të tillë. Sot po ata që ndërtuan inceneratorët, kthehen pa iu skuqur faqja 15 vjet mbrapa.” – deklaroi Buxhuku.