Muharrem Kamani: Përmeti spektakël poetik me krijimtarinë e Dritëro Agollit

28

Përmeti, realizon spektaklin poetik”Dashuria për tokën” me krijimtarinë e poetit kombëtar Dritëro Agolli

Sigal

Në mbasditen e datës 22 Maj 2024 në kinemanë ”13 Shtatori” të Bashkisë Përmet u zhvillua spektakli poetik ”Dashuria për tokën me krijimtarinë e poetit kombëtar Dritëro Agolli.  Nderuan me pjesmarjen e tyre kryetaria e Bashkis Përmet Alma Hoxha,Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote, drejtues të ShAK të rrethit Përmet, qytetarë të Përmetit, intelektualë, poet dhe artistë, shokë dhe miq të poetit Dritëro Agolli.  Të ftuar nderi ishin nxënës të grupit të valles devolliçe të shkollës ”Dritëro Agolli” të qytetit të Bilishtit dhe korografi Sokol Ceka.  Moderator i kësaj veprimtarie emocionuse ishte regjizori dhe aktori Pandi Duka i cili kishte bërë një punë të lavdërueshme për përgatitjen dhe zhvillimin e këtij spektakli emocionues me fëmijë të shkollave ”Nonda Bulka” e ”Meleq Gosnishti” dhe interpretuesit Llazar Thanasi, Etleva Kreci, Kozeta Jashari ,Teuta Sadiku etj.

  Veprimtaria u shoqërua me një vidio klip ,dokumentar me fotografi për çdo recitim.

Këtë veprimtari emocionuse me vlera të gjithanëshme edukative dhe atdhetare e përshëndeti dhe solli kujtime nga takimet me poetin shkrimtari Odise Kote. Falënderoi kryetaren e Bashkisë Alma Hoxha e cila mundësoi këtë veprimtari në kuadrin e ditëve naimiane dhe moderatorin Pandi Duka  për përgatitjen me nivel të lartë artistik. Ai solli mbresa e kujtime interesante nga takimet me poetin në vite.  Korografi Sokol Ceka mbas interpretimit të valles devolliçe e cila elektrizoi sallën falënderoi bashkinë për bashkëpunimin dhe midis të tjerash tha se Dritëroi nuk është vetëm i Devollit ,por dhe i Përmetit dhe unë sot e ndieva veten përmetar.   Regjizori Pandi Duka falënderoi Bashkinë Përmet, vajzën e poetit Elona Agolli e cila për arsye pune e shërbimi jashtë shtetit nuk mundi të ishte pjesë e këtij eventi dhe Ligor Thanasi të cilët mundësuan zhvillimin e këtij aktiviteti në nderim të Dritëro Agollit.  Një kujtim i bukur me interpretuesit dhe realizuesit ,kur në skenë u ngjitën personalitetet e pranishme. TVSh-Gjirokastra e pasqyroj gjerësisht këtë aktivitet.

Jo më kot, Përmeti ia feston ditëlindjen Naimit bashkë me atë të dy vëllezërve të tij: Abdylit dhe Samiut. Të tre këta vëllezër, që u ngjitën në pikën më kulmore të mendimit të kohës, që jetuan, formojnë një vargmal nga më të bukurit dhe madhështorët duke qëndruar përballë vargmalit natyror të Përmetit: Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë.

   24 dhe 25 maj, ditët Naimiane Përmet -Frashër

Përmeti në veprimtari për të nderuar poetin kombëtar Naim Frashëri në 178 -vjetorin e lindjes (25 Maj 1846-25 Maj 2024)

  • Si çdo vit qyteti i luleve, Përmeti historik, në maj zhvillon ditët naimjane të poezisë. Këto ditë janë kthyer në ditë festash të vërteta. Ndaj, jo më kot përmetarët, njërën nga festat e tyre më të dashura, kanë 25 majin, ditën kur ka lindur Poeti ynë Kombëtar Naim Frashëri. Ata e kanë Naimin poet dhe shenjtor ashtu siç e ka e gjithë Shqipëria, sepse Naimi e kapërceu kohën e vet dhe vjen deri në ditët e sotme si krijues i niveleve të larta artistike, si mendimtar dhe atdhetar i palodhur për Shqipërinë. Por organizimi i këtyre ditëve bëhet i veçantë pasi ju kushtohet të tre vëllezërve, heroizmit të tyre për gjuhën shqipe. Jo më kot, Përmeti ia feston ditëlindjen Naimit bashkë me atë të dy vëllezërve të tij: Abdylit dhe Samiut. Të tre këta vëllezër, që u ngjitën në pikën më kulmore të mendimit të kohës, që jetuan, formojnë një vargmal nga më të bukurit dhe madhështorët duke qëndruar përballë vargmalit natyror të Përmetit: Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Sigurisht edhe këtë vit këto ditë të shumëpritura nuk do mungonin.
  • Në oborrin e shtëpisë në fasadën e muzeut do jepet montazhi muziko-letrar nga nxënësit e shkollave Përmet ”Meleq Gosnishti”, ”Nonda Bulka”, shkolla e mesme ”Sami Frashëri”, nxënës të shkollës së mesme ”Sejfulla Malëshova” Këlcyrë e Tiranë dhe nxënës të ardhur nga Rahoveci, Suhareka dhe Prizreni- Kosovë. Me poetë të ardhur nga Shqipëria dhe trevat shqiptare do zhvillohet poetika me recitime nga vetë poetë të këtyre zonave. Në vazhdim të aktivitetit do jepen tituj nderi nga shoqata ”Vëllezërit Frashëri” dhe Bashkia Përmet për personalitete të ndryshme.

  • Si gjithmonë edhe këtë vit, kjo veprimtari zhvillohet nga Shoqata ”Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit -Frashëri”, me kryetar Tomorr Kotorri, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Ministrinë e Kulturës, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Veprimtaria titullohet “Dita Naimiane Përmet –Frashër”. Tashmë që është bërë traditë për çdo vit organizohen veprimtari të tilla, të cilat janë kthyer në festa të vërteta popullore mbarë kombëtare që i kalojnë kufijtë e Përmetit, por edhe të Shqipërisë. Në ditën e parë 24 Maj zhvillohet konferenca shkencore me temë: ”Sami Frashëri ideolog i shquar i Rilindjes Kombëtare”….programi. 120 -vjetori i ndarjes nga jeta të dijetarit të madh Sami Frashëri, 18 Qershor. Më 25 Maj veprimtaria zhvendoset në Frashërin lavdimadh të historisë dhe kulturës kombëtare, në vendlindjen e frashëllinjve të shquar, ku do zhvillohen homazhe pranë busteve të Avdylit, Naimit dhe Samiut dhe vizita në shtëpinë muze të tyre. Në oborrin e shtëpisë në fasadën e muzeut do jepet montazhi muziko-letrar nga nxënësit e shkollave Përmet ”Meleq Gosnishti”, ”Nonda Bulka”, shkolla e mesme ”Sami Frashëri”, nxënës të shkollës së mesme ”Sejfulla Malëshova” Këlcyrë e Tiranë dhe nxënës të ardhur nga Rahoveci, Suhareka dhe Prizreni- Kosovë. Me poetë të ardhur nga Shqipëria dhe trevat shqiptare do zhvillohet poetika me recitime nga vetë poetë të këtyre zonave. Në vazhdim të aktivitetit do jepen tituj nderi nga shoqata ”Vëllezërit Frashëri” dhe Bashkia Përmet për personalitete të ndryshme. Veprimtaria mbyllet me koncertin e QKMF ”Odise Paskali” pranë Bashkisë Përmet, grupin e sazeve dhe këngëtarëve më të mirë të trevës së jugut. Ditët Naimjane kanë shkëlqimin e tyre historik. Ato sjellin pranë historinë e lavdishme shqiptare që nuk duhet harruar. Epoka e Skënderbeut dhe ajo e Rilindjes Kombëtare ku në epiqendër të kësaj epoke janë Vëllezërit Frashëri: Abdyli-Naimi-Samiu janë dy nga epokat që ruajtën dhe hodhën themelet më solide të shtetit shqiptar. Madje, shumë historian dhe krijues epokën e Rilindjes sonë Kombëtare e kanë silësuar madhështore, pasi bëri shkëputjen e madhe duke i nxjerrë shqiptarët nga errësira otomane drejt dritës dhe lirisë dhe që shenjoi dy objektiva të rëndësishme: Shpalljen e Pavarësisë dhe futjen e Shqipërisë në rrjedhat e qytetërimit evropian.