9 tetori 1944, shënon ditën e lavdishme të Çlirimit të Sarandës

274
Sigal

Nga rrethi Sarandës mbi 90 gra e vajza u radhitën me armë në dorë në frontin e parë të luftës

9 tetori 1944, mbetet ditë e veçantë për Sarandën

 Në këtë ditë luftëtarët e Brigades 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë partizane, çliruan qytetin nga pushtuesit gjermanë.

Pjesëmarrja e popullit të Sarandës në LANÇL

Populli i rrethit të Sarandës ka dhënë kontribut të madh në luftën N-Ç. Pozita gjeografike midis kryqëzimeve të rëndësishme tokësore e detare si ajo Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, si dhe komunikimi detar me Korfuzin, bënte që forcat armike të dislokonin forca të shumta në këtë zonë.

Rezistenca filloi që me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste 7 Prill 1939. Ky pushtim ankoroi në gjirin e Sarandës 11 anije luftarake dhe zbarkoi 2000 trupa, të cilët që në momentin e parë u ndeshën me rezistencën e armatosur të 80 vullnetarëve të ardhur nga zona të ndryshme të rrethit, ku ra heroikisht dëshmori i parë i rrethit Mitro Dhimertika. Në vitet që do pasonin u rritën format e rezistencës të popullit kundër pushtuesve italianë dhe më vonë atyre gjermanë.

Nga rrethi i Sarandës, kanë marrë pjesë në LANÇ, 4300 partizanë të reshtuar në 6 batalione partizane, një grup partizan dhe një brigadë midis të cilëve 95 shoqe, kanë rënë dëshmorë 342 partizanë nga të cilët 3 heronj të popullit, 180 viktima lufte, 340 të internuar në kampet e përqendrimit. Dëmet e llogaritura nga lufta arrijnë në 15 milion franga shqiptare, 1500 shtëpi të djegura, 15 mijë bagëti të zhdukura etj.

Baki Zyla, ushtarak ka shkruar: “Pa një ushtri të organizuar nuk do kishte fitore”, Në rrethin e Sarandës lufta partizane ishte e mirëorganizuar: Fillimisht u ngritën 4 çeta, më vonë këto çeta u grumbulluan në batalione. Në 15 nëntor 1943 mbi bazën e batalionit “Çamëria” në Cerkovicë u krijua Grupi IV partizan, më pas në këtë grupim u rreshtuan edhe batalione të tjera. Me 30 gusht 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇl, u krijua Brigada e 19-të S në fshatin Cerkovicë. Kjo brigadë në formimin e saj kishte 800 partizanë nga të cilët 65 shoqe.

Kjo brigadë kishte në përbërjen e saj shqiptarë e minoritarë grekë (Brigada e vëllazërimit) si dhe batalioni italian “Mateoti”. Të gjitha këto formacione partizane ishin të organizuara me komandë-shtabe etj. Gjithë ky organizim hedh poshtë tezën armiqësore të pinjollëve të Ballit dhe kuislingëve të tjerë se kjo ishte luftë civile.

Fatbardha Xhaferi, historiane, vajzë veterani nga Konispoli ka shkruar: “Konispoli dhe zonat çame kanë kontribuar në LANÇL. Me luftë kjo zonë ka treguar me fakte të shumta e mbresëlënëse për pjesëmarrjen e popullit të Konispolit në luftën çlirimtare. Me 2 Shkurt 1943, në fshatin Markat krijohet çeta “Çamëria” me patriotë nga e gjithë zona dhe me vonë me zgjerimin e saj u formua Batalioni Partizan “Çamëria”. Një nga ngjarjet me të rëndësishme të luftimeve të ketij formacioni partizan është rezistenca frontale 55 ditore në zonën e Konispolit kundra forcave të shumta gjermane të ardhura nga Filati. Kjo rezistencë zgjati nga 5 Gushti -28 Shtator 1943. Në këtë rezistencë gjermanët pësuan rreth 300 të vrarë, të plagosur dhe robër ndërsa forcat partizane patën 30 të vrarë. Kjo rezistencë vazhdoi deri në çlirimin e plotë të Konispolit me 28 Gusht 1944. Po asshtu populli i bregdetit gjatë gjithë historisë së tij është karakterizuar për trimëri, guxim, popull punëtor, liridashës i pushkës dhe i penës. Në LANÇ nga Bregdeti kanë marrë pjesë 522 partizanë e partizane, prej të cilëve 102 dëshmorë dhe dy heronj të popullit, u internuan në kampet e përqendrimit 203 burra. Po ashtu populli i minoritetit përkrahu luftën çlirimtare, ku më shumë së 1500 djem e vajza minoritarë dolën partizanë. Ranë në luftë 134 dëshmorë dhe dy heronj të popullit: Lefter Talo dhe Theodhi Mastora, si dhe 179 viktima lufte, 178 persona të internuar, 800 shtëpi të djegura dhe shumë bagëti të rrëmbyera. Në Operacionin e Prillit 1944 forcat gjermane të mbështetura nga ballisto-zervistet kryen masakrën e Zminecit ku u dogjën të gjallë 17 njerëz të pafajshëm, u pushkatua doktori partizan Petro Nako e katër këshilltarë, sot dëshmorë të atdheut. Në Livadhja u pushkatuan 12 njerëz të pafajshëm. Populli i minoritetit, kësaj barbarie ju përgjigj me krijimin e formacioneve partizane. Më 20 Nëntor 1943 në fshatin Jermë formohet batalioni partizan dhe në 15 Mars 1944 në fshatin Kalcat batalioni merr emrin e dëshmorit: “Pandeli Boçari”. Në qershor 1944 në fshatin Dhiver formohet batalioni “Lefter Talo” etj. Në frontin e madh që u krijua kundër pushtuesve, gratë nuk kishin si të mungonin. U krijua gjatë luftës Bashkimi i Gruas Antifashiste. Në rrethe filloi ngritja e këshillave të gruas. Shumë gra e vajza u rreshtuan në formacionet partizane dhe u aktivizuan në terren. Bule Naipi, e dërguara e Qarkorit të Gjirokastrës, punoi në rrethin e Sarandës, në Konispol e Delvinë ku u ngritën aktive formash të reja . Ky organizim arriti kulmin e vet në Kongresin I të BGANÇ me 4 Nëntor 1944 në Berat. Nga rrethi i Sarandës morën pjesë një grup delegatësh .

Ollga Boçi në fshatin Piqeras kishte strehuar një partizan të plagosur, kur gjermanët erdhën për kontroll ajo e mori partizanin e plagosur e futi në një gropë në oborr dhe e mbuloi me dru dhe ullishte.

Si ky shembull ka me dhjetra. Partizania dëshmore Lejla Malo nga qyteti i Delvinës, si shumë moshatarë të saj, u rreshtua në rradhët partizane, në luftën për çlirimin e Delvinës plagoset. Ballistët e kapën, e çveshën lakuriq dhe ashtu të plagosur e zvarritnin rrugëve të qytetit për të përhapur panik e terror derisa vdiq. Gratë u bënë një shtyllë e fortë e LANÇL. Kjo që po ndodhte ishte një mrekulli shqiptare, kjo luftë e ngriti për herë të parë gruan shqiptare në piedestalin e historisë. Nga rrethi Sarandës mbi 90 gra e vajza u radhitën me armë në dorë në frontin e parë të luftës, krahas vëllezërve të tyre deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Mbrojtja dhe mirëmbajtja e simboleve duhet vlerësuar si një detyrë e shenjtë patriotike, sepse ato i shërbejnë rruajtjes historike të kujtesës së popullit shqiptar.

 

Pozita gjeografike e Sarand‡ës

Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur në një shpat mali. Saranda është një qytet bregdetar në Shqipëri ndër më të frekuentuarit gjatë verës dhe konsiderohet si kryeqyteti i verës. Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti.