Dekriminalizimi, Berisha: Rama shkelmoi vendimin e parlamentit

418
Duke folur në Kuvend mbi çështjen e dekriminalizimit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “me asnjë lloj mekanizmi nuk mund të shkrihet një komision i votuar në Parlament” dhe se bëhet fjalë për një “akt të shëmtuar”. “Nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë shkrirja e Komisionit të Dekriminalizimit. Ky është një akt shumë i rëndë dhe me këtë akt është vrarë besimi. Kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar, që vetëm një njeri në historinë politike të këtij vendi ia ka lejuar vetes ta bëjë: Edi Rama”, deklaroi Berisha. “Për shkak të lidhjeve të tij të krimit, Rama kërkon kriminalizim të Parlamentit”, shtoi ish-kreu i Partisë Demokratike. Komisioni për dekriminalizimin kishte në mbledhjen e së mërkurës një nga momentet e veta kritike. Në rendin e ditës ishte diskutimi i projektit të opozitës për dekriminalizimin, por prezantimi nga qeveria i një drafti paralelel bëri që mazhoranca të vërë në pikëpyetje ekzistencën e mëtejshme të komisionit’ vijoi më tej ish-kryeministri.
Sigal