Ish minatori, Kadri Disha: Parlamenti po mban peng djersës e minatorëve, duke mos miratuar statusin e minatorit, do futemi në grevë urie

13

Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar së bashku me sindikatat anti-punëtore kanë miratuar Ligjin nr. 29/219  dhe këtë ligj e kanë quajtur status të minatorit, por nuk është i tillë. Ndër vite kanë përdorur statusin elektoral, për vota  duke na mashtruar dhe trajtuar me pension qesharak. 

Deputetë e Dibrës të mos fshihen, por të angazhohen për zonat. Populli fle nën flori por jeton në varfëri

Sigal

 

Kadri Disha

Thirrje!

Ne grupi nismëtar për miratimin e statusit të minatorit: Ju bëjmë thirrje të gjithë minatorëve dhe ish- minatorëve pensionistë se nesër ditën e Enjte në orën 10:00, përpara Parlamentit të Republikës së Shqipërisë se zhvillohet  protestë për miratimin e Statusit të Minatorit. I bëj thirrje znj. Erisa Spiropali , ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Parlamenti të miratoj statusin e minatorit! Minatorë, ejani të protestojmë! Pasi vetëm të gjithë së bashku shkojmë drejt fitores për miratimin e Statusit të Minatorit.

 

Ish minatori Kadri Disha në një prononcim për Gazetën “Telegraf” tregon kalvarin e zvarritjeve të minatorëve shqiptarë. Ai shprehet se: Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar së bashku me sindikatat anti-punëtore kanë miratuar Ligjin nr. 29/219  dhe këtë ligj e kanë quajtur status të minatorit.Ky ligj nuk është veçse një suplement për punonjësit e industrisë, ku përfshihen minatorë, naftëtarë, metalurg dhe të gjithë punonjësit e industrisë shqiptare.Unë Kadri Disha, kam qenë në një koalicion me Partinë Socialiste në vitin 2013 dhe kandidat për  deputet i Partisë Social Punëtore të Shqipërisë në Qarkun e Dibrës  në kolalicon me të majtën , ku marrëveshja jonë konstonte në : Miratimin e  Statusit të Minatorit, kështu që unë duke ju referuar kësaj pranova kandidimin. Që nga ajo kohë janë bërë shumë greva, qoftë edhe greva urie për miratim e statusitt të minatorit, por deri tani, pra pas 11 vitesh asnjë premtim nuk është realizuar. Ne minatorët dhe ish-minatorët na kanë trajtuar me një pension qesharak 140 deri 240 mijë lekë të cilat mezi dalin për të blerë ilaçet e jo më për të përballuar jetësen, sidomos me rritjen e çmimeve.  Na mashtruan, na vodhën minierat, fabrikat, uzinat, kombinatet si ishte “Uzina e Traktorëve”, dhe ndërkohë nga ana tjetër  të rinjte po emigrojnë jashtë Atdheut, pasi këtu nuk gjejnë shpresë . Meqenëse resurset janë të mira, duhet dhe një qeveri që të mirëadministrojë këto pasuri kombëtare, që minierat, unizan Hece-t t’i kthehen shtetit dhe jo të gllabërohen nga të huajt. Siç jam unë nga qyteti i Bulqizës, ku kam punuar 19 vjet e gjysmë në nëntokë, ndjej trishtim kur shoh që ky popull, tani të vuaj për copën e bukës dhe floriri që është nën tokë transportohet si gur themeli jashtë shtetit duke pasuruar të huajt.

Ne do nuk do rreshtim së insituari deri në miratimin e statusit të minatorit siç është e 12-herë që protestojmë nga tetori deri më tani, në të kundërt do futemi në grevë urie.  Pasi, ligji nr.29/219 po na persekuton për vite me radhë, sepse me këtë ligj 1% i viteve të punës në nëntokë merret në moshën 65 vjeç, duke na mbajtur peng djersën që na takon nga ky ligj.

  1. Disha shpjegon në Telegraf se miratimi i statusit është tejet i rëndësishëm duke renditur disa nga pikat që konsiston, ku Satuti i Minatorit përfshin të gjithë minatorët që kanë rënë në krye te detyrës, të shpallen dëshmorë të punës. Të gjithë minatorër që bien në krye të detyrës të kenë pension të posaçëm familjar. Të kenë trajtim shëndetësor falas. Të drejtën e udhëtimit falas me transport public. Të kenë në përdorim ish-shtëpitë e pushimit për ketë kategori, por që i kanë gllabëruar sindikatat, dhe duhet të kthehen në shtetërore.

Për të gjitha këto që thamë më sipër i kërkojmë deputetëve të Dibrës, të gjithë kaheve të politikës,që të mos fshihen, por të angazhohen në zonat minerare nxjerrëse dhe përpunuese shqiptare kudo.Siç patëm një takim dhe me z. Pandeli Majko dhe u shpreh se jam në përfaqësi të Kukësit, por duhet vënë në vëmendje se edhe Kukësi është zonë minerare që kërkon përgjegjësi. Qeveritarë, parlamentarë, ka ardhur koha që ne nuk mashtrohemi më. Deri më sot keni përdor status elektoral, por nuk do mund ta përdorni në të ardhmen, kontrata po mbaron dhe nuk nuk mund të lidhni kontratë përsëri që të na mashtroni para zgjedhjeve. Bëni detyrën që ju takon sipas Kushtetutës dhe i shërbeni të gjithë shtresave. Ligjet i miratoni për veten tuaj, siç rritët pensionet duke na shtypur dhe shfrytëzuar ne minatorët dhe klasën punëtore shqiptare, por nuk nuk miratoni Statusin e Minatorit.Pasi ligji nr. 29/219 i miratuar me sindikatat antipunëtore, qeveri – parlament e keni quajtur status minatori, por në fakt nuk është i tillë.