Ligji për Arsimin e Lartë/ Tafaj: Të votojmë pro dekretit të Presidentit

446
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj nga faltorja e Kuvendit tha se ligji për arsimin e lartë sjell tarifa të papërballueshme për studentët e varfër dhe atyre studenteve që vijnë nga familjet e mesme. Ai tha se shumica njoroi qëndrimet e tyre dhe refuzoi të dëgjonte grupet e interesit. “Shumica injoroi qëndrimet tona. Mazhoraca në komision refuzoi që të dëgjonin disa grupe interesi që kishin kërkuar zyrtarisht që të kontribuojnë në përimirësimin e ligjit. Mazhoranca tha se nuk do të ndryshojë asnjë gërmë në ligj dhe ashtu bëri. Ju keni shumicën e votave dhe do ta votoni atë. Pra, do të rrëzoni dekretin e Presidentit. Rritja e paparashikuar e tarifave mund të sjellë mos përballim nga ana e studentëve, jo vetëm të varfër por edhe atyre që vijnë nga familjet e mesme. Duhet te votojme pro dekretit te Presidentit”, tha Tafaj. Në seancën e sotme plenarë, ku po diskutohet ligji për arsimin e lartë, është i pranishëm edhe një delegacion francez.
Sigal