Sigal

Vëllezër  nuk jam  poet

po vargjet më erdhën  vetë

për   këtë  majën e mprehtë

sot ma bëri zëmra det

 

Këtë herë do flas pa kartë

jo se kam nivel të lartë

por dua të mos e zgjat

dëshirën  time të zjarrtë

 

Kemi shumë për të thënë

kemi mall  për babë e mëmë

këtu në Prongjinë tënë

na mblodhi  mali më këmbë

 

Atdhetari nga Prongjia

ka   lënë  pas gjurmët e tija

në  ballë i qëndron lavdia

e ka gdhëndur  historia

 

Çeçua    me  pisqollë  në dorë

që  po printe përmbi taborrë

në zheg  a  në koh me borë

të dha një mision madhor

 

Po  ç’  ishte   ky mision vallë

që t’u  ngarkua  mor  djalë

Bimbashi  të mos  ish  gjallë

t ‘ ia  numuroje në ballë

 

Së bashku me Hito  Labin

të dy si mali me malin

popullit  ti  zgjidhni   hallin

se duron dot kapistallin

 

kodra  e shtufit   atë  ditë

seç  përcolli  dy petritë

petritë  që  u shkëlqejnë sytë

Bimbashit ti   bënin  pritë

 

kur  zbritën  në  hazmurat

Bimbashit  i  dhanë një  kartë

i gjori   me duart  lart

u  lut  por  nuk  pati  fat

 

se  Barjami  me  kobure

veshur  me ca poture

ndriste    si  me  shtatë  nure

ja  këputi  mu  në  lule

 

dhe  të  gjithë këngës   i’ a  dhanë

sa që  çuditën  dynjanë

të  vranë  o  Bimbash  të  vranë

Barjami me  Hito  Labnë

 

S ‘ tu  nda  lufta  çast  pas  çasti

përmbi  sorollop  andarti

se  kështu e  deshi   fati

lum  prongjia  që  të  pati

 

Nuk  tu shqit  pushka  prej  dore

prije  si  dashi  këmborës

s’ju  trëmbe  llohës  as  borës

gjer  dhe në  luftën  e  vlorës

 

Zemra  jote e përflakur

tradhtinë  e  ka  përgjakur

jeta  jote  faqe  zbardhur

ti  ke  ikur  për  t’ ardhur

 

të  keqes  i  vure  gjerdhe

lirinë  kurrë se pe nën perde

erdhe  barjam  ligu  erdhe

ja  ku  je në  bronx  u  derdhe

 

të  priti  prongjia  jote

si  lisi    i  kësaj   toke

ti  o  gjoksi  i   çdo  shqote

rreze  drite  nëpër  mote

faleminderit   u  themi

për  respektin  që  ju keni

shpesh  do  vimë  e do  vemi

këtu  në taban  te  geni