Një zjarr i madh ka rënë në një fshat të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një zonë pyjesh në fshatin Hundkuq.

Deri më tani është njoftuar për djegien e një ndërtese që ishte ngritur, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme të tjera materiale.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësit.