Mbeti e bllokuar në banesë, shërbimi zjarrfikës ndërhyn për të shpëtuar të moshuarën që jetonte e vetme

16
Sigal

Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në lagjen “ Apollonia” ku një e moshuar kish mbetur e bllokuar në banesë.

Sipas informacioneve paraprake e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore.

Pasi ka parë që dera nuk hapet e moshuara ka thërritur për ndihmë.

Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës.