Si syri yt
Duke ecur nëpër rrugica
Mjegulle,
Ia harrova diellit fytyrën,
E hënës sytë,
Pas kaq ditë e netësh,
Disa yje, që u shfaqën
Duke flakëruar,
E djegur nga malli,
M’u duken si syri i yt.
Në krye të varreve
Sa futesh në krye të varreve,
O zot si po ma nxë goja e shkretë…,
Je dhe ti kushëriri im, doktor Genci Davidhi,
Që ike kaq i ri
Për t’i shërbyer dhe i vdekur,
Siç u shërbeve së gjalli
Të ikurve nga kjo jetë.
Natyra…
…Në dukje hesht si lëndin’e mbirë,
Si kodër, mal, a si një arë,
E ti mbetesh i dashuruar
Me ngjyrat e saj,
Që bisedojnë me ty si asnjëherë më parë,
Duke iu qeshur fytyra.
Kurrë, kurrë, nuk hesht,
E s’pushon së foluri, natyra!