Elbasan/ Sherr me thika, arrestohet 43 vjeçari

487
Sigal

Një sherr me thika ka ndodhur para pak minuta mes dy personave për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Elbasanit. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që bëri të munduar që konflikti të shuhej dhe të mos përfundonte me viktima.

Nga policia u arrestua një 43 vjeçar me iniciale S.B i cili goditi me thikë shtetasin me iniciale A.M 57 vjeç.

Ja njoftimi i policisë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.