Suplementi Pena Shqiptare/ Mato Labi: Epopeja e “Rilindjes” Kombëtare

569
Sigal

Telegramet venë e vinë,

Nga Parisi në Athinë,

E terezitëm Shqipërinë,

Se vumë mbret Edvinë!

Tek rrapet në Vlorë,

foli Edi me gojë.

-Pse ankohi, o vlonjate,

që u lash barkthatë?

Se u bëra goxha pjacë,

me shqop, drizë dhe lofatë?

Peshqesh ju prura prej Evrope

Lungomare si gjuhë lope!

Vlonjatët shajnë perëndinë:

-Kur bëre derr dhe arinë

Ç’deshe që bëre Edvinë?!

Se na prishi terezinë.

Mbushi Vlorën me beton

që të djeg dhe përvëlon!

Në korrik bëhet hataja

Pleqve u bie damllaja.

Në Skelë, në të madhin shesh,

Betoni është bërë përshesh.

Nuk gjen një pikë hije

Si në mes të Arabie.

Plasin fëmijë dhe gra,

Sikur janë në Sahara.

Lungomare, moj virane!

E bukur nga aropllani,

Ujdisur nga dorë jarane,

atje poshtë të plas xhani!

Evropa shkruajnë e thonë,

-Ç’bënet kështu në Vlorë?

Mbushur gurë dhe beton,

Vënd të ulim avionë!

Pse ankohi, o vlonjate?

Për vapë në të thatë,

U kam zgjedh kryebashkiak

Infermier për merak.

Ju kam zgjedhur për arsim

Infermiere me testim.

Shëndeti juaj, aferim!

Ju vlonjatë denbabaden

Pse nuk e doni mbrenë?

Do ju bëj fushë aropllani,

Po dha pare Erdogani.

Ki krieministri inë,

Na ka shtuar miqësinë,

Me Serbinë dhe Greqinë,

Pa harruar dhe Turqinë.

Këtu brenda s’i doli fati

Ja prishi Lul harrakati

Lë Tiranën luleborë,

vrapin e ndal në Vlorë.

Me çitjanet në dorë

prapa i vjen taborë.

Prapa vjen qeveria

e mbështetur nga partia,

pastaj nis zallamahia.

Më tutje administrata

Me sejmenë dhe qafira

S’di ç’të bëjë e ngrata

Lanë punët, lanë zira.

Kanë dalë për teferiç

Në zirë nuk ka punë hiç.

Qejf o qejf, o pasha!

Populli me bukë na mba.

Bridh o bir, hu më hu,

Se kemi të madhin këtu!

Gjashtë vjet në qever,i

Në zirë nuk i pa njeri.

Sa në Vlorë, Fier dhe Lesh,

Korçë, Berat e Bradashesh.

Në Skelë lier me bojë,

Karamanjollë kam ngrerë,

Kush s’më do, o ta pësojë,

Mos të ndihet tjatër herë!

Rrofsh o mbreti inë,

Na e ngreve ekonominë,

Pa bukë le vegjëlinë,

Lëron plazhet, po gjë s’mbinë,

Anë e mbanë mbolle zinë.

Për vete shtove babëzinë,

lumturinë dhe pasurinë.

Më 23 kanë Kongres

Përtej urës së Qabesë

Do venë të marrin avdes

Të palyrë dhe të pabesë.

Ata që s’kanë din e iman

S’njonë nënën dhe babanë,

halldupër dhe rrufjanë,

për pesë grosh shesin vatanë.

Pa do flasë dhe kryetari

Në zullume është i pari.

I pabesë në miqësi

Hajdut në qinosi.

I zoti në llogje e paravolira,

prapaskena dhe fëlliqësira,

I çkëthët, pelivan nga natira

Në dallavere dhe akrobacira.

Do thotë ndonjëri bashtinë,

Qysh e harrove Salinë

Krushkun e parë të Serbisë

E mbrojte rrezikzinë

Që i vu flakn’ Shqipërisë.

Nga Vlora donte vetëm hinë.

-Jo, se e harrova mavrinë

Po në trembëdhjetën ia nximë

Dhe prumë Edvinë mavinë.

Salinë s’ka lumë që e lan

As në xhehnem, as në hapsanë.