Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Dashuri hyjnore

Do të dua ty,
gjer në përjetësi,
siç do dielli yjet,
që vërtiten rreth tij.

Do të dua, pa asnjë
tjetër të dytë,
sa zemra të rrahë
e syri të ketë dritë.

Sigal

Do të dua,
si do lulet pranvera,
kur toka ngrohet
e blerojnë dherat.

Do të dua tërë jetën,
pa asnjë kufi,
do të dua ty në botë,
dhe vetëm ty!

Do të dua buzët,
horizonte të përflakur,
që më ngrohin shpirtin
dhe në dimrin e akullt.

Do të dua nga flokët,
tek maja e thoit,
buzagazin që të ngjyros,
si pendët e palloit.

Nga ty s’më ndan,
asgjë e kësaj natyre,
as bubullimat,
as shirat e rrëmbyer.

Nuk më ndan
as vdekja mizore,
se vdekja e mëshiron,
dashurinë tonë hyjnore…