( Shënim. Pas botimit të esse-së “Aktori në krevat”një mik më pyeti: Të martoi partia në Berat?!)
Viti 1979.
Jetoja në Berat. Gazetar i “ZP”.
Sekretarja e parë e Partisë, shoqja Mine Guri, më kishte premtuar të më gjente nuse.
Priste rastin.
Dhe rasti erdhi.
Koperativa e Tipit të Lartë Perondi, kishte festën e grurit. U shtrua një drekë e madhe.
Në krye të tavolinës shoqja Mine.
Mbaroi dreka.
Afrohet një instruktor:
-Të kërkon shoqja Mine në makinë!
-Do shkojmë në Qytetin Stalin, të shohim nusen. Na presin…qeshi shoqja Mine.
U futëm në disa rrugica. Ndaluam para një shtëpie.
Ulemi në odanë e miqve…
Kandidatja për vjerrë ishte yll!…
I them shoqes Mine:
-Po qe vajza si vjerra, e presim që sot ditën e dasmës!
Dhe buza më vajti vesh më vesh.
Pas pak hyri vajza.
Në dorë mbante tabakanë. Me liko!
Ruana Zot!
E thatë.
Gjoksi: drasë.
Sa kishte plasur!
Më thotë në vesh shoqja Mine:
-Kjo shoqja ime, paska mbajtur majmun në bark!
Pas një viti doli në horizont Ezmerka…



















