Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi pas protestës para parlamentit.Peleshi theksoi se, asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike.
“Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen”, shtoi Peleshi.
Kreu i Kuvendit nënvizoi se, e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.
“Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia”, tha ai.
“Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë”, theksoi Peleshi.
Ai i cilësoi si të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
“Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit”, përfundoi reagimin e tij kreu i Kuvendit.


















