Unë cigan jam dhe kudo që shkoj
endem pa shtëpi
Si kërmilli marr një çadër,
e atë e hedh mbi supe
Më ndjek ime shoqe me fëmijët,
e mbas nesh, vjen një ari
Ne ecim pa drejtim teksa era
na shtyn tutje e më tutje !
Se ç’është dashuria, asnjë herë
me libra nuk e kam ditur
Lumen time nuk e njoha në bulevarde,
bile as në shkollë
Natën shikoja yjet e nuk e di
por ajo më dukej aq e ndritur
Si Hëna e bukur ngjante cigania,
me belin e saj, të hollë
Ne ciganëve me çadër si kërmilli,
era na shtyn, tutje…. e më tutje
Askush s’do t’ja dijë nëse kufijtë janë këtu,
apo diku më larg
Më i dituri nga ne, lexon pak,
(sigurisht e shkruan dhe një lutje)
Veçse ta dini në çdo lloj dashurie
ne japim shumë… dhe jo pak!
A e dini ju ciganë… apo të tjerë
se kur “lumja ime” fort më përqafon
Ndalon globi, habitet me ne të dy,
ngaqë askush njëri-tjetrin nuk e lëshon?!




















