Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Çano Nora: Dardha, fiku dhe molla

122
Sigal

Dardha i tha fikut një ditë:

– Pse nuk piqesh hiç, o mik?

 

Molla u gjegj atje pranë:

– i tha dardhës, çflet moj dardhë?

 

Çke me fikun, lere të ngratin,

nuk u poq kur e kish vaktin.

 

 

Lepurushi, Breshka dhe Ketri

 

Lepuri dhe Ketri nga që donin famë,

e thirrën breshkën në garë!

 

Lepurit si përherë i dukej vetja i parë,

por dhe Ketri pretendonte këtë radhë.

 

Ata nga mesi i garës,

u përfshinë në një konflikt papritur,

ndërsa breshka serbes

– serbes para tyre kishte mbritur.

 

Kur bëhesh ziliqar te tjetri!

Te një pemë atje matanë,

me ca kokrra mbushur dëng.

Të gjithë që kalonin pranë,

ju lëshonte goja lëng.

 

Një Ketër që mori yrysh

i tha Ariut:- Mik, çfarë hani ashtu?

Por ariu s’ja bëri dysh:

– ha ato që lini ju.

 

Pellgu

 

Një pellg aty pari,

kënaqej, zgërdhihej.

Nga shiu harronte qyqari,

që kish kohë pa ushqyer.

 

Ato ditë shira s’ranë,

dhe vapë e madhe bëri.

I ikën hiret pellgut, vanë,

sa që një ditë u tha i tëri.

 

Kungulli dhe Lisi

Një Kungull që veten lartë e shihte,

me një lis hante inat.

Që u rrite kaq, të janë dashur shumë vite,

shumë të janë dashur,o mik i ngratë!

 

Thoshte Kungulli jam më i saktë,

le të kem kërcellin të hollë si shufër

dhe u ngjita i sigurtë atje lartë,

në një kohë të shkurtër.

 

Por Lisi toruan s’e humbi,

nga kjo ditë që furtunë qasi.

Dhe shihte që s’i rezistonte dot Kungulli,

erës, që në tokë e përplasi.