Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Agim Bajrami

1035
Sigal

Më  duhet

Më duhet të bind veten për domosdo
shmërinë e harresës
Por kurrë të kaloj tek urrejtja
Sepse ndonjëherë ti je kaq e bezdisshme
Sa më vjen të të fshi krejt nga vetja

Më duhet sa më shpejt, të sajoj një sajesë
Që të takohem me ty sa më rrallë
Se ti shpesh bën sherr dhe asnjëherë s’lyp pendesë
Dhe pse ndjen për mua kaq mall

Më duhet sërish, të rikthehem tek heshtja
(Ajo ndonjëherë mund të jetë shoqe nga më të mirat )
Unë gjithmonë kam besuar  në të vërtetat e thjeshta
Dhe kurrë në të vështirat

Më duhet patjetër, ti bashkoj në një çastet
E dashurive dhe mërive të pafund
Sepse dhe pse matem, nga ty shpesh të ndahem
E di fare mirë që s’do mund !

 

Padashur

(Nga lirikat e verës)

Padashur duart tona
U prekën paksa lehtë
Unë menjëherë u drodha
Dhe pse kisha xhaketë

Një si shkrepje rrufeje
Gjith ë trupin ma përshkoi
Sa here që jam pranë teje
Nuk di pse kam kaq drojë

Diç desha të të thosha
Por pashë se s’kisha fjalë
Mbi sytë e tu një diell
Po ndizej dalëngadalë

S’guxova  të ngrej kokën
Dhe të të shoh në sy
Veç ndjeva se si unë
U drodhe edhe ti

Padashur duart tona
U prekën paksa lehtë
Pranë teje unë mësova
Se si lindin rrufetë