Prof. Ing. Av. Sazan Guri: Tec-i në Roskovec plan monstruoz i Qeverisë shqiptare për shpopullim të pastër

Tani mori dhėnë idea që Qeveria shqiptare është duke i kandisur një Tec me gaz tokës më të mirë të vendit të vet, por edhe banorëve më punëtorë të shtetit të vet, të cilët pa i pyetur arrin të kthejë nëpërmjet një mbledhje me dhunë e të stisur të Këshillit bashkiak tokën e bonitetit më të lartë në tokë urbane, ndryshe nga se e përcakton Plani i saj i përgjithshëm urban.

Aty në Këshillin bashkiak të Roskovecit të mbledhur më datë 26.04 2024, ku mora pjesë, gjynah mos qoftë, flitesh aba-kadabra. Dy ditë më parë, dy zonja të reja arsimtare e kuptonin dëmin e këtij Tec-i me lëndë fosile dhe ishin gati të jepnin dorëheqjen, por Partia nuk i la dhe kur erdhën atë ditë në mbledhje rrinin sus! I gjithë grupi i këshilltarëve të PS hynë të bashkuar në grup pas një mbledhje që dukeshin e lexoheshin që në sy se ishin instruktuar mirë. Një 70 vjeçar që jetonte sa te i biri në Francë dhe këtu në fshat na mësonte se nuk ka ndonjë gjë, se edhe në Francë shtëpitë janë me gaz dhe kur e pysje se – a kanë Tec me gaz afër – nuk e di të thoshte. Aty dukesh qartë sesi të majtët vunẽ urdhërin partiak mbi shëndetin e fëmijëve të tyre, edhe me porosi nuk lejonin të flisje për Tec-in me gaz në zemrën e tokave të tyre, por gjoja donin të votohesh për ndërrimin e tokës nga tokë buke në atë urbane, edhe kur të vijë teknologjia do të jemi bashkë me qytetarët thoshin ata të mësuarit përmendësh vjershën e partisë. Kryetarja e bashkisë me gjithë nënkryetaren e Këshillit Bashkiak, o nëne o nëne, super specialista, jo specialista, siç e la shprehjen i madhi Arbnori, mjeshtra të mëdhenj të mashtrimit nuk të linin të pyesje për Tec-in se sot jemi mbledhur për tokën, pastaj do bëhemi bashkë të kundërshtojmë Tec-in, nëse do të ketë ndotje. Këshilltarët e PD luftuan e kundërshtuan dhe u lutën që të dëgjohej eksperti Sazan Guri, por porosia e Partisë ishte ‘sakën’ se sqarohen banorët se banorët, bujku në arë dhe fermeri në lëmë, janë lajmëruar me internet, dhe aty kuptova se ideali qenka më i fortë se gjaku – thoshte gjyshja  ime. Kështu që aty fitoi ideali, sepse edhe kur i thoshje një pjese të banorëve të përgjigjehin se unë jam me PS-në, nuk vij në protestë, po familja, po fëmija?! Dhe kur m’u dha fjala pas votimit me humbje të tokës së bukës e bonitetit 1 e 2, më doli polici para dhe Kryetarja e Bashkisë që mos të bëja asnjë sqarim kësaj radhe, me demek se do të thërasë vetë, etj., por arrita dhe e mora fjalën, duke thënë në thelb këto gjera:

  1. Pse nuk e bëjnë atje ku është përfitimi, pra, në Greqi meqënëse ata marrin 90% të energjisë. Po të ishte pa ndotje, kompania greke që e merr energjinë të tërën për vete le ta ndërtonte në vendin e vet, por mbasi atje nuk lejohet, mbasi në Maliq nuk e lanë banorët e ndjeshëm korcar, vjen te populli më i urtë në dukje i këtij vendi që besoj kur ta kuptojnë të gjithë banorët, jam i bindur se me hu e dru do t’i marrin.
  2. Po le ta ndërtonte në shkrepat e maleve tej nga pjesa e sipërme e lumit Vjosa, apo të zonave pranë ku kalon tubacioni gazësjellës, ku s’ka këmbë njeriu, as fshatar e as qytetar!
  3. Po fundja le ta ndërtojnë në ish Uzinën e Ballshit, ose në Uzinën aktuale të Fierit, ose në derdhje të lumit Seman ku përfundon gazsjellësi, ose në zonën industriale në Porto Romane, ose fundja fare në zonën industriale në Pyllin e Sodës, Vlorë, ku ndodhet ai që është, madje vetë ai që është.
  4. Produktet e kësaj toke, një Zot e di, sesa do të xhvleftësohen edhe sikur Teci me gaz të mos ndosë fare, vetëm nga koncepti Tec me fosil.
  5. Edhe në këtë rast që është me gaz i ka parametrat ndotës sa gjysma e një Teci me qymyr.
  6. Oksidet e Squfurit SO2, të azotit NOx dhe pluhuri PM10 e PM2,5 e më pas ai PM1 paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë (pajetueshmëri) deri në rrezen 5km, rrezikshmëri të lartë – mesatare deri në 15km dhe ndikim të lartë deri në 25km, pra deri në Lushnje.
  7. TEC me gaz hedh dy herë më tepër gaz metan CH4 në ajër se ato me naftë e qymyr.
  8. Ai me të vërtetë nuk prodhon hi e mbetje të rrezikshme, sikundër tec-i me qymyr e me naftë, por ai lëshon gaze fluturues të rrezikshëm që i ka 300 herë më tepër se ato me qymyr e me naftë.
  9. Tec-i në rastin konkret Suk -1 nuk ka distancë nga banorët, të cilët jetojnë qysh mijra vjet (të paktën qysh nga koha e Trojës) në këto troje dhe nuk janë pak, por mbi 10 mijë banorë që japin densitetin më të madh, sot për sot, në Shqipëri të banorëve në fshat.
  10. Tec-i ndërtohet në ato toka, ku Qeveria dhe Shteti kanë investuar me anë të projekteve IPARD dhe AZHBR miliona euro për Serra me produkte bujqësore për vendin dhe për eksport, si dhe fabrika pa fund të përpunimit të qumështit, të frutave dhe zarzavateve.
  11. Tec-i ndërtohet në një zonë ku ka një ndotje historike, madje shumë të rëndë, siç është rasti i vendburimit Marinzë, dhe mbivendosja ndaj saj e bën akoma më të papërballueshme jetesën.
  12. Teci ndërtohet në një zonë, ku ka një ndotje tjetër po aq e rrezikshme, madje shumë më të rëndë siç është rasti i këtij inceneratori në anën tjetër të lumit Seman në fshatin Vajkan (2-3 km në vijë ajrore), dhe mbivendosja ndaj saj e bën akoma më të papërballueshme jetesën.
Sigal

Për sa më sipër, ky Tec nuk ka asnjë arsye, pse të ndërtohet në tokat zemër Myzeqe, aq më tepër, kur qytetari shqiptar nuk përfiton, veçse një takse minerare që nuk dihet se ku shkon. Sepse, ky popull edhe mbasi ka më shumë naftë, edhe pse ka më shumë lëndë minerale, apo më shumë burime ujore, më shumë hec-e, nuk është gdhirë kurrë më i pasur, përkundrazi sa më shumë asete natyrore të shfrytëzuara, aq më i varfër ngryset.

Shumë syresh na thonë se e kemi nga një keq qeverisje!? Jo të dashur lexues e bashkëqytetarë e bashkëfshatarë, kurrë?! Përkundrazi, një qeverisje perfekte për t’i bërë dëm këtij vendi dhe keq këtij populli. Ndaj, dhe projekti Tec në Roskovec nuk është sesi të zhvillohet Shqipëria, por sesi të dëbohet popullsia. Këtë e pohoi edhe kryetarja e Bashkisë Roskovec në takimin e irrituar me publikun, kur në fund iu hakërrohet banorëve (sipas atyre që ishin prezent) një ditë para mbledhjes së Këshillit bashkiak më datë 25.04.2024, se nëse nuk doni dhe nuk e pranoni – ikni nga tokat dhe shtëpitë tuaja. Ndaj, kush të mund të vijë të kotribuojë për këta banorë, madje iu bëhet thirrje kombëtare – mbarë shqiptare dhe internacionale biles, sepse nuk ka rast të tillë në botë, dhe ashtu si dikur vihej për luftë në Spanjë nga të gjitha shtetet e botës, sot duhet të vijnë për paqe në Myzeqe, sepse kur bëhet rasti apo shembulli apo prototipi, ai s’ka të ndalur, si rasti Butrint që po zbatohet në Bylis, dhe me shumë gjasë më vonë në të gjitha sheshet arkeologjike shqiptare.