Vr.au familjen shqiptare, greku dënohet me 4 burgime të përjetshme

103
Sigal

Një grek është dënuar me katër burgime të përjetshme nga një gjykatë në Patra, pasi u shpall fajtor për ekzekutimin e një familjeje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në mars 2022.

61-vjeçari grek pronari i shtëpisë ku familja shqiptare banonte në Andravida, është rrëfyer pasi ka kryer krimin e tmerrshëm.

Ai ka treguar se ka vrarë Armando dhe Maria Klotis si dhe dy fëmijët e tyre një dhe dy vjeç.

Sipas medieve helene autori është shprehur se i ka vrarë pas viktimat nuk i kishin paguar qiranë.

Mirëpo sipas raportimeve mediatike, 61-vjeçari ka dashur t’i dëbojë ata pa skaduar afati i qirasë.