DR Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, beson se më e keqja e kësaj pandemie akoma nuk ka ardhur pasi pritet që njerëzit të dalin nga periudha festive.
Dr Fauci, i cili u vaksinua ndaj Covid-19 më 22 dhjetor, gjithashtu tha se ishte koha që Presidenti i SHBA Donald Trump të merrte dozën e tij.
Fauci i cili mbushi 80 vjeç në prag të Krishtlindjes, u pyet nëse mendon se “më e keqja akoma nuk ka ardhur” gjatë kësaj pandemie, së cilës ai u përgjigj: “Po.”
“Ne shumë mirë mund të shohim një rritje post-sezonale – në kuptimin e Krishtlindjeve e Vitit të Ri -“, tha ai.
80-vjeçari, i cili pasi mori vaksinën tha se ndjehej “me të vërtetë mjaft i mirë – madje edhe më mirë se një vaksinë e gripit”, u pyet për Trump, i cili u infektua me virus nëse duhet ta marrë vaksinën Covid-19:
“Vendimi nëse ai vaksinohet varet nga ai dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë … Rekomandimi im – Unë e kam thënë këtë më parë – unë do ta vaksinoja atë,” tha Fauci për mediat.



















